E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Edi Rama, do ta ve kufirin te thana

Tregu cam, ishte zgjedhja e radhes e kryeministrit Sali Berisha, per te paralajmeruar Edi Ramen se "do t'i vere kufirin te thana". Deklarata qe lidhet me nivelin e taksave vendore, erdhi pas ankesave te shumta te tregtareve gjate nje vizite te paparalajmeruar qe shefi i qeverise kreu dje ne mesdite ne zonen e tejpopulluar me dyqane prane Poste-Telekomit, qe njihet si "tregu cam". Berisha premtoi ndalje te rritjes se taksave dhe ne te njejten kohe, u premtoi tregtareve ndertimin e ketij tregu, duke o sugjeruar qe te bejne bashkerisht projektin me njesine bashkiake nr 10 qe drejtohet nga kreu i FRPD, Gert Bogdani.

Kryeministri nuk pertoi te hyje ne thuajse te gjitha dyqanet dhe tendat e ngritura ne nje mori rrugicash qe perbejne "te famshmin" tregun cam, duke folur me tregtaret dhe shitesit ambulante.

Ajo qe shihej si me problematike prej perfaqesuesve te biznesit te vogel, ishte rritja e taksave vjetore nga bashkia e kryeqytetit. "Keto taksa po rendojne dhe po bejne shume te veshtire biznesin tone", u shprehen shume prej tregtareve, duke i bere te qarte njekohesisht kryeministrit, se ishin taksapagues te rregullt te cdo detyrimi.

Ndersa, referuar ceshtjes se taksave vendore, tregtaret thane se kishin kryer nje takim me kryetarin e bashkise se Tiranes, ku treguan se i kishin kerkuar atij mbajtjen e premtimit per ndertimin e ketij tregu me te gjithe elementet e nevojshem. "Ne morem prej tij pergjigje negative dhe arrogante", - u shprehen disa prej tregtareve.

Ne kete pike, reagimi i Berishes, ishte goxha i forte. Ai fillimisht pohoi se arroganca eshte tipari me i keq i nje zyrtari. Kurse duke u ndalur ne piken e dobet te ankesave te tregtareve, pranoi se ishte pikerisht politika e taksave te uleta qe aplikoi qeveria, ajo qe e ruajti Shqiperine te paprekur nga kriza boterore ekonomike dhe qe beri qe nderkombetaret te pohojne se Shqiperia eshte e para per rritjen ekonomike ne Evrope. Duke u fokusuar ne ceshtjen e ngritjes se taksave nga bashkia e Tiranes akuzoi se "ne dhunim te te gjitha ligjeve, kjo bashki shumefishoi taksat per biznesin e vogel nga 2 deri ne 4 here". Por, theksoi Kryeministri, qeveria nuk e lejoi kete gje dhe vendosi me ligj qe nuk mund te paguhet nga biznesi i vogel asnje qindarke me shume se 10 per qind e takses se pergjithshme. "Per cdo moskorrektesi me kete ligj, kryetari i bashkise dhe cilido taksambledhes qe do e shkele kete vendim, do te pergjigjet para ligjit", ishte paralajmerimi i Kryeministrit, duke e shoqeruar mese nje here, me shprehjen popullore: "Do t'ia veme kufirin te thana".

Berisha pranoi se autonomia e pushtetit vendor eshte shume e nevojshme, por shtoi menjehere me pas se "kryetari i bashkise se Tiranes nuk duhet te abuzoje me kete gje dhe te 2-4 fishoje taksat". Kjo sipas tij, duhet te behet edhe per nje fakt qe e quajti goxha te rendesishem: "Nuk ka gje me te rendesishme se te punojme per forcimin dhe zhvillimin e biznesit te vogel, kur dihet ne cdo vend te zhvilluar te botes 70 per qind e te punesuarve jane nga ky biznes".

Ne mbyllje te vizites ne tregun cam, Berisha pranoi te diskutonte dhe per nje ankese tjeter te "vendasve", ate te takses se tabeles, qe ata e quajten shume te shtrenjte. Kryeministri premtoi se kjo takse do te perfshihet ne ligjin per taksat vendore dhe "ne menyre absolute ajo nuk do te jete mbi 1 euro".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›