E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Berisha kontribuoi per Durres-Kukes"

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, nuk ka kaluar pa vleresuar kontributin e kryeministrit Berisha per ndertimin e rruges Durres-Kukes. Nderkohe qe ai eshte shprehur se inaugurimin e kesaj rruge te rendesishme qe lidh dy anet e kombit, do ta beje ai pasi te vije ne pushtet. Ne emisionin "Opinion" te gazetarit Blendi Fevziu, ne Tv Klan, perballe nje paneli gazetaresh dhe perfaqesues te tjere te grupeve te interesit, lideri i LSI, Ilir Meta eshte shprehur se per kontributin qe ka dhene Berisha ne ndertimin e rruges se kombit, do te kete nje ftese te vecante ne inaugurimin e saj. "Rrugen Durres-Kukes do ta inaugurojme ne, Berishen do ta ftojme se ka dhe ai kontribut te rendesishem ne ndertimin e saj. Eshte e pamohueshme dhe ne e kemi vleresuar rendesine e kesaj rruge, pasi kemi bere dhe nje vizite te ajo. Por ajo tani eshte e pakalueshme, pra e pashfrytezueshme, dhe per pasoje nuk ka perfunduar. Ate do ta perfundojme nga fundi i ketij viti", ka qene deklarata e Metes, dje ne emision, perballe interesimit te gazetareve. Por nga ana tjeter, teksa eshte pergjigjur per akuzat per abuzime me fondet e kesaj rrugeve, ka kembengulur se drejtesia duhet te jete ajo qe duhet ta thote fjalen e saj. "Jemi dakord qe drejtesia ta thote fjalen e saj. Rrugen do ta bejme, sepse eshte investim i te gjithe shqiptareve. Pasi kjo rruge behet me parate, me mundin dhe djersen e shqiptareve. Kur te vijme ne pushtet do te bejme cdo gje transparente", eshte shprehur Meta. Njeheresh ai ka shpjeguar qe ne fillim tre prioritetet e para qe do te realizoje ne 100 ditet e para si kryeminister. "Kryeprioriteti yne do te jete punesimi. Dhe gati paralel me te vijne bujqesia, arsimi dhe shendetesia. Keto jane problemet kryesore qe shqetesojne shqiptaret ne tere keto vite", ka qene deklarata e Metes. Ne te njejten kohe ai nuk ka munguar te shprehet per uljen e taksave per bizneset e vogla, si dhe heqja e TVSH per fermeret me qellim nxitjen e prodhimit vendas, si dhe pergjysmimin e TVSH per bizneset. Jashte vemendjes se ish-kryeministrit Meta nuk ka mbetur as taksa e sheshte qe eshte cilesuar e rende per buxhetoret me paga te ulta. Njeheresh ne prioritet per LSI-ne do te jete dhe turizmi, por dhe ndertimi i rrugeve ne te gjithe arteriet kryesore te vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›