Ruci: Ne Evrope, s'ka vend per diktatore
Akuza te ashpra nga numri dy i socialisteve, Gramoz Ruci ne drejtim te kryeministrit Berisha dhe qeverisjes se tij. Ai ka shfrytezuar nje takim me banoret e Bubullimes se Lushnjes, ku i shoqeruar nga kandidati tjeter Arben Cuko, eshte shprehur se tashme koha e diktatoreve ka ardhur fund. "Jemi ne ditet finale, jemi ne prag te hapit final qe gjithe ne shqiptaret bashke, ne qytet e ne fshat, ne cdo cep te Shqiperise dhe ne cdo skaj te botes ku jetojne shqiptare, duhet te hedhim per te ndryshuar rruge, per te hyre perfundimisht ne ate autostrade shprese, lirie, dinjiteti, morali dhe normaliteti qe e kemi enderruar gjate dhe po kaq gjate na ka munguar", ka qene deklarata e Rucit. Per te cilin, Shqiperia eshte ne momentin kur po numerohen minutat e fundit te nje pushteti uzurpator, qe rrembeu voten tuaj ne 2005, te nje pushteti genjeshtar qe ka kater vjet qe genjen dhe ushqen popullin me luge bosh, te nje pushteti grabites qe ka vjedhur xhepat e cdo shqiptari, te pensionistit, infermierit, mesuesit. "Jemi ne momentin e fundit, te nje pushteti qe te vret diten me diell dhe pastaj therret makinat e funeralit, per te te varrosur apo ambulancat per te te derguar ne spital. Eshte e drejte solemne e cdo qytetari qe ne 28 qershor te beje bilancin e cdo dite, te qeverisjes qe ka pasur ne kurriz", tha Ruci. Ai ka deklaruar se me mire se kater vite me pare, jane ministrat e pandehur Basha dhe Mediu dhe se pushtetin, Berisha e do per te mbrojtur familjen e tij biologjike dhe politike, nga drejtesia. "Ne Evropen e te nesermes ku duam te hyjme, nuk ka vend per diktatore. Vota juaj do ta nxjerre ate ne pension politik. Dhe pastaj, ne te gjithe do te lutemi qe ta kete jeten e gjate. Ta kete jeten e gjate qe te kete pafund kohe te pendohet dhe te ndeshkohet nga historia", deklaroi Ruci.