Rama: Me jepni voten, qe te marre fund qeverisja e Berishes
Kryetari i PS-se, Edi Rama ka hapur pasditen e djeshme fushaten elektorale ne Qarkun e Beratit. Perpara sheshit "Margarita Tutulani" te qytetit, kryesocialisti ka kerkuar votat per tete kandidatet e kesaj partie ne zgjedhjet e pergjithshme. Nen tingujt e kenges hit per fushaten e socialisteve te grupit "West Side Family", Rama prezantoi emrat e tete kandidateve te majte per zgjedhjet e qershorit, Erjon Brace, Fidel Ylli, Ermonela Felaj, Marko Bello, Eduart Bejko, Selman Hodaj, Anila Agalliu e Valbona Zylyftari. "Edhe 26 dite na ndajne nga e shkuara e nje politike te vjeter dhe 26 dite na ndajne nga shperndarja e librave falas, per femijet e varfer dhe 26 dite na ndajne nga mbeshtetja qe mesuesit dhe mjeket, do te kene duke pasur shtetin ne krah. Vetem 26 dite na ndajne nga mundesia qe do te kemi per t'u dhene sipermarresve ate qe iu takon", ka deklaruar dje Rama. Sipas te cilit politika e vjeter, po tregon se e ka kthyer qeverisjen ne nje biznes familjar. "Une ju perkulem sot me mirenjohje, ashtu sic i perkulem me mirenjohje qindra e mijera qytetareve, qe nga Tropoja e Konispoli, i perkulem me mirenjohje te gjithe atyre qytetareve qe me kane bere pjese te udhetimit te gjate e te veshtire te jetes se tyre", tha Rama. "Ndryshimi qe ju kerkoni nuk mund te ndodhe pa ndryshuar politiken e vjeter, ndryshimi i politikes se vjeter do te thote punesim per qytetin e vemendje per fshatin, me teper kujdes per mjedisin, me teper investime per arsimin, me teper mbeshtetje per familjet ne nevoje perkrahje per cdo shqiptar, qe kerkon te dale nga varferia", vijoi Rama. Kryesocialisti ka deklaruar se qeverite nderrojne vetem qimen ne cdo fushate elektorale, pasi koha na ka treguar se ata qe i perfaqesojne nuk ndryshojne zakonet e te berit pazare te uleta ne demin e qytetareve. "Berisha me ben thirrje per t'u futur ne listat e kandidateve per zgjedhjet e qershorit dhe une i pergjigjem sot kryeplakut te politikes se vjeter, se mua nuk me duhet nje mandat per te ndenjur ulur, por me duhet nje mandat per te zbatuar programin, qe nenshkrova sebashku me ju. Une ju kerkoj votat qe ne, jo vetem te largohemi perfundimisht nga nje politike e vjeter, por t'i japim fund qeverisjes familjare qe po shnderrohet ne nje litar mbytes", deklaroi Rama. Shembulli i Tiranes eshte ndarja nga politika e vjeter, "pasi ne kemi kuptuar qe te gjithe ata qe na kerkojne voten, kryeministra dhe ish-kryeministra, as diten dhe as nuk dine te bejne dicka tjeter, nga ajo qe kane bere ne keto vite". Eriola Hazizolli