E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi e Xhaçka, në spitalin e Korçës

Kandidatët për deputetë në Qarkun e Korçës, Ben Blushi e Olta Xhaçka ishin dje në spitalin e qytetit të Korçës, ku takuan pacientë, mjekë e infermierë të këtij spitali. Blushi në biseda me ta ka parë nga afër pamundësitë e këtij spitali për të qenë funksional e për t‘i shërbyer të gjithë qarkut. Është e patolerueshme, tha Blushi që në këtë spital edhe aspirina nuk gjendet, për të mos folur për të tjera medikamente. Një banore e qytetit të Korçës gjatë bashkëbisedimit me kandidatin e PS, Blushi është shprehur, "i blejmë në farmaci. Deri tani 150 mijë lekë më ka vajtur, unë 100 mijë lekë marr pension. I kam marrë gjilpëra dhe serume. Çfarë të bëjmë?! Një pension kemi. Burrin e operova tani. Ku t‘i gjejmë?". Ndërsa Blushi tha se "për fat të keq, ky spital, nga më të mirët e Shqipërisë, ka shumë kohë që i torturon njerëzit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›