E Diel, 1 Nëntor 2026

Leskaj: është koha që Berisha të dalë ne pension

Kandidatja për deputete në Qarkun e Elbasanit, Valentina Leskaj, zhvilloi një takim në fshatin Gjonçaj të Peqinit. Në bisedat me banorët e këtij fshati, Leskaj u shpreh se është koha për të nxjerrë në pension Sali Berishën dhe politikën e tij të vjetër. Më 28 qershor, u shpreh e bindur Leskaj, shqiptarët do t‘i japin jetë me votën e tyre një politike të re dhe njerëzve me ide dhe vizion të ri për të ardhmen e vendit. Në fjalën e saj Leskaj është përqendruar tek ulja e nivelit të jetesës në qytetet dhe në fshatrat e vendit, pasi çmimet e ushqimeve të shportës janë rritur shumë. "Na mbeten më pak se 20 ditë që Sali Berishën ta nxjerrim në pension, sepse është i vetmi lider ish-komunist që është akoma në pushtet nga i gjithë rajoni", tha Leskaj. Duhet të dalë në pension, vijoi ajo, jo vetëm për këtë fakt, por edhe për të gjitha zullumet që i ka bërë vendit dhe për të gjitha ato premtime që nuk i ka mbajtur. "Bukën, vajin, sheqerin, karburantin, i blejmë më shtrenjtë, shërbimet i paguajmë më shtrenjtë", nënvizoi Leskaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›