E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi: Premtojmë se do të mbështesim bujqësinë

Kandidati i Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit, Sokol Olldashi, vizitoi tregun e Komunës Bubullimë dhe të fshatit Imsht të Lushnjës, si dhe diskutoi me përfaqësues të biznesit të vogël.

Gjatë bashkëbisedimit me prodhues dhe tregtarë, Olldashi u informua rreth problemeve dhe shqetësimeve për aktivitetin e tyre ekonomik. Duke qenë se një ndër shqetësimet për këtë komunitet ishte infrastruktura e rrugës Ngurrëz-Imsht-Bubullimë-autostradë, Olldashi premtoi ndërtimin e kësaj rruge dhe të çdo rruge që lidh qendrat urbane me akset nacionale. "Brenda 4 viteve do të lidhim çdo qendër urbane me akset kombëtare" theksoi Olldashi. Ai shtoi se "përgjegjësia e çdo qeverie është mbrojtja e prodhimit dhe sigurimi i tregjeve për shitje". Mazhoranca e djathtë, nënvizoi ai, e ka realizuar dhe do të vazhdojë ta realizojë me prioritet këtë edhe në mandatin e saj të dytë qeverisës. Kandidati i parë në listën e PD-së në Qarkun e Fierit premtoi rritjen e numrit të skemave të subvencioneve për kulturat bujqësore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›