E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruli: Sfida jonë, koha dhe burimet financiare

Partia Demokratike premton më shumë rrugë në mandatin e ardhshëm. Kandidati i Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës dhe njëkohësisht ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, e ka përqendruar aktivitetin e tij elektoral në Komunën Fshat Memaliaj. Ministri Ruli, gjatë takimeve me banorë të komunës, ka nënvizuar rolin e qeverisë në këto katër vjet në realizimin e premtimeve të bëra, si dhe në ato çka do të bëhen në mandatin e dytë të kësaj qeverie. "Sfidat tona kanë qenë koha dhe gjetja e burimeve financiare. Përkushtimi për një qeverisje të ndershme dhe objektivat e qarta për t‘ju përgjigjur nevojave të njerëzve sfiduan faktorin kohë. Për sa i përket gjetjes së burimeve financiare, ju siguroj se ato i gjetëm këtu. Ishin paratë tuaja. Në këto 4 vite u mblodhën 4 miliardë dollarë pa rritur taksat, por duke i ulur ato", u shpreh ai. Ruli premtoi ndërtimin e aksit Memaliaj-Berat që afron zonën jugore me Tiranën dhe, që sipas tij, do të filloj së shpejti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›