E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi krijon "Lëvizjen për Mendim Ndryshe në PS"

Një nga drejtuesit e kësaj lëvizje, Arben malaj ka bërë të ditura objektivat që pritet të arrijë kjo nismë


"Lëvizja për Mendimin Ndryshe në Partinë Socialiste" ka në thelbin e saj modernizimin e kësaj force"

Ajo që nisi si një opozitë spontane ndaj kryetarit në detyrë të Partisë Socialiste Edi Rama është shnderuar së fund në një fraksion jostatutor brenda kësaj force. Ka qënë ish-kandidati për kryetar të PS-së Arben Malaj ai që ka shpallur dje para medias ekzistencën e "Lëvizjes për Mendim Ndryshe".


Faktikisht nuk bëhet fjalë për një nismë statutore, por për një lëvizje në ilegalitet, drejtuesit e së cilës edhe konferencat e shtypit si bëjnë më në selinë e partisë, por në dyert e hoteleve të Tiranës.


Lëvizja


Të gjithë zerat që janë shprehur kundra rikandidimit të Ramës dhe që mbështetën platformën e ndryshimeve statutore në Kongresin e Jashtëzakonshëm, pavarsisht vendimeve të forumeve të partisë, janë të vendosur të mos e lënë me kaq qëndrimin e tyre opozitar ndaj qëndrimeve zyrtare të Partisë Socialiste.


Kështu, ata janë organizuar dhe së fundmi kanë krijuar një lëvizje politike brenda PS-së, të cilën e kanë pagëzuar me emrin "Lëvizja për Mendim Ndryshe në Partinë Socialiste" ose e njohur shkurt me incialet e saja "LMNPSSH).


Megjithëse nuk bëhen të ditura shumë detaje të këtij organizimi, mësohet se në krye të saj do të jetë ish-kryetari I grupit të PS-së Ben Blushi dhe ish-ministri I Financave Arben Malaj, por ku natyrisht do të bëjnë pjesë edhe figura të tjera të PS-së si Kastriot Islami, Andis Harasani, apo edhe një pjesë e mirë e anëtarëve të kryesisë së kësaj force të cilët nuk u bënë pjesë e listave të zgjedhësve të 28 qershorit.


Sicc bënë të ditur Arben Malaj qëllimi i saj do të jetë modernizimi I Partisë Socialiste nëpërmjet rrugëve gjithëpërfshirëse.


"Lëvizja për Mendimin Ndryshe në Partinë Socialiste, e cila ka në thelbin e saj modernizimin e Partisë Socialiste", - tha Malaj dje duke folur për mediat në një prononcim të dhënë në një nga lokalet e kryeqytetit.


Duke prezantuar objektivat dhe temat për të cilat do të angazhohet kjo lëvizje, Malaj ka bërë të ditur se primare dhe emergjente mbetet rikthimi I grupit parlamentar socialistë në parlament.


"Momenti i parë është një opozitë brenda institucioneve, që në thelbin e saj do të thotë edhe jo bojkotit. Partia Socialiste duhet të vazhdojë kontributet modernizuese në politikën shqiptare dhe duke filluar nga momenti i parë, që është pikërisht një opozitë e fortë brenda institucioneve të shtetit shqiptar dhe një bojkot i qartë ndaj bojkotit të sapunisur nga Partia Socialiste", - u shpreh Malaj.


Një tjetër objektiv i kësaj lëvizje është dhe ndergjegjësimi i anëtarësisë socialiste për nevojën e ndryshimeve statutore, si mundësia e vetme për të krijuar në PS një klimë të përshtatëshme për demokratizimin e saj.


Takimi


Sot në mbrëmje, në të njëjtën kohë kur kreu socialistë Edi Rama do të mbaj takimin e dytë me rivalin e tij për kreun e partisë Maqo Lakrori në Durrës, Lëvizja për Mendim Ndryshe do të zhvillojë takimin e saj të parë në ambjentet e Galerisë së Arteve në kryeqytet.


Takimi i sotëm pritet të jetë i pari në vazhdën e një turi që kjo lëvizje pritet të zhvillojë në të gjithë vendin me bazën e partisë.


Në këto takime pritet të shpjegohet më qartë qëndrimi që grupi opozitar brenda PS-së dhe që përbënë dhe thelbin e kësaj lëvizje ka për zhvillimet e fundit në gjirin e socialistëve, përfshi përgjegjësinë për rezultatin zgjehdor, garrën për kryetar partie në PS, qëndrimin ndaj bojkotit të institucioneve, si dhe ndryshiemt statutore.


"Nesër do të kemi një takim me publikun, për të qartësuar të gjitha angazhimet që do të ketë kjo lëvizje, e cila nuk është një lëvizje e personalizuar, por është një përgjegjësi që duhet maksimizuar, si Partia Socialiste duhet të plotësojë misionin e saj në opozitë", - tha Malaj.


Kjo është lëvizja e tretë që ndermeret brenda PS-së që nga viti 2000 e këtej, pasi dy lëvizjeve të para "Katarsis 1" dhe "Katarsis 2" të drejtuara ose me pjesmarrjen e ish-kryetarit Fatos Nano. Nuk dihet nëse Nano do të bëhet pjesë edhe në këtë lëvizje të fundit që pritet të zhvillohet brenda PS-së.

---------------------------------------------------

Ditmir Bushati ka deklaruar se me qeverinë e re u përcaktuan sinoret e pushtetit mes krushqve qeverisës

PS: Berisha, qeveri me ministra të kërkuar

Qeveri të ministrave të kërkuar nga drejtësia dhe populli i opozitës. Kështu e ka pagëzuar Partia Socialiste kabinetin e ri qeveritar të prezantuar dy ditë më parë nga kryeministri i rimandatuar Sali Berisha, duke iu referuar pikërisht emrave të disa ministrave të cilët ose gjenden në gjykim nga organet e drejtësisë, ose janë bërë pjesë e kësaj qeverisje duke trafikuar votat nga e majta në të djathtë.


Deklarata është bërë dje nga deputeti më i ri i PS-së Ditmir Bushati, i cili ka rikonfirmuar se shpallja e një qeverie të tillë e bënë PS-në edhe më të vendosur që të kërkojë deri në fund hetimin e procesin zgjedhor të 28 qershorit, por edhe vendosjen e shtyllave të demokracisë sicc është barazia para ligjit apo edhe e drejta e informimit.


"Sali Berisha pagëzoi qeverinë e vazhdimësisë së punëve të këqija që strehon dy të kërkuar nga drejtësia dhe tre të kërkuar nga populli opozitar", - tha Bushati.


Në të njëjtën kohë ai e konsideroi dezinformim të opinionin publik, deklaratën e kreut të shtetit në lidhje me kërkesat opozitës që kushtëzojnë marrëdhëniet grupit të saj parlamentar me Kuvendin e Shqipërisë dhe institucionet e dala prej tij.


"Qeveria nuk mund të vazhdojë të fshihet më kokëfortësi pas gjoja procedurave ligjore dhe parimit të ndarjes së pushtetit për mos hapjen e kutive të dyshuara të 28 qershorit, pasi opozita nuk kërkon ndryshimin e pushtetit në tavolinë, por respektimin e një detyrimi kushtetues, ligjor e moral që qëndron në themel të sistemit të demokracisë dhe lirisë që është: transparenca e plotë për votën e sovranit", - tha më tej Bushati.


PS vlerëson gjithashtu se Qeveria nuk mund të garantojë luftë kundër krimit të organizuar për sa kohë bashkëpunoi me krimin në zgjedhjet e 28 qershorit dhe nuk pranon hetimin e të vërtetës në lidhje me përdorimin e të burgosurve në shërbim të fushatës së saj zgjedhore.


"Shqipëria e sapo anëtarësuar në NATO dhe që troket në dyert e BE-së nuk mund të prodhojë qeverisje legjitime që lind nga një vullnet i deformuar zgjedhor dhe nga përcaktimi i sinorëve të pushtetit mes krushqve qeverisës.


Sot, opozita është më e vendosur se kurrë në mbrojtje të lirisë së votës së cenuar dhe do të luftojë me çdo mjet demokratik në mbrojtje të saj", - përfundoi Bushati.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›