Nano takon Ramën: Të zgjidhet sfida presidenciale

Pas takimit, Nano foli për mediat, duke theksuar se kishte diskutuar jo vetëm për platformën e shpallur prej tij për të ardhur në krye të Shtetit, por edhe për një sërë çështjesh të tjera me interes për vendin.
“Gjendja e konsultimeve me aktorët kryesore politikë në vend për të folur nga afër, jo vetëm për platformën dhe ofertën që kam paraqitur publikisht për një zgjidhje të sfidës presidenciale në përputhje me kërkesat e vendit, atdheut, 100 vjetorit të pavarësisë, veçanërisht në funksion të një dinamike më prodhuese të punës që bën klasa politike dhe institucionet për detyrën e Shqipërisë. Unë vlerësoj dhe mirëkuptimin në zhvillim dhe me PS, sic konstatova dhe më z Meta dhe vlerësoj faktin që nga një proces që do të vazhdojë është e dobishme që të vlerësohet roli i PS si forca kryesore e opozitës në përballimin me pozitivitet në detyrat e integrimit”, theksoi Nano.
I pyetur se cili ishte qëndrimi i kreut të PS-së, ai kërkoi që të kihet durim. “Unë ju ftoj të bëni durimin e nevojshme për të kuptuar se ky produkt nuk mund të jetë ende në xhepin e askujt në rast se nuk i shërben askujt dhe një klime politike të vendit që do të bënte të arrinte në disa raunde votimi. Unë , kreu i PS, kreu i LSI dhe kryeministri Berisha si dhe krerë të tjerë të politikës do të vazhdojmë të mbështesim me impenjim zgjidhjen e sfidës presidenciale në përputhje me kërkesat për integrim”, u shpreh Nano.
PS: Të angazhuar për një president konsensual
Partia Socialiste paraqiti qëndrimin e saj në lidhje me Presidentin e ri të vendit. Sipas njoftimit për shtyp, kryetari i PS-së dhe Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist patën sot në selinë rozë kanë dëgjuar me vëmendje gjithë çfarë dëshironte t’u përcillte zoti Nano, lidhur me platformën e tij për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të Republikës mbi palët e jashtë palëve politike.
“Nga ana e tyre ata i kanë thënë zotit Nano se Partia Socialiste synon krijimin e kushteve për një proces politik, ku publiku të mos ndjehet i përjashtuar dhe ku të gjitha palët parlamentare të përfshihen në një dialog konstruktiv. Socialistët do të jenë të angazhuar për t’i dhënë Republikës sonë një President me votat e më shumë se një pale, si edhe vetë Shqipërisë një argument bindës në mbështetje të kërkesës për statusin e vendit kandidat për Bashkimin Evropian. Për Partinë Socialiste është shumë e qartë se nga një proces sa më gjithëpërfshirës duhet të shkohet drejt emrit të Presidentit të ri të Republikës”, thuhet në njoftim.
Prandaj edhe Partia Socialiste do të kontribuojë për këtë proces të domosdoshëm duke vënë mbi gjithçka interesin e vendit. “Partia Socialiste do të aktivizohet së shpejti publikisht përmes kryetarit të saj Edi Rama dhe drejtuesve të tjerë të mandatuar nga forumi më i lartë i PS, për të komunikuar drejtpërdrejt me palët e tjera parlamentare pa dallim. Qëllimi i këtij komunikimi do të jetë eksplorimi i të gjitha mundësive për një proces politik dobiprurës, në funksion të kalimit të provës shumëplanëshe ku e ka vënë Shqipërinë dhe politikën shqiptare si e tërë zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës”, thuhet më tej. /S.Ll/Start/
2012-04-26 13:31