Bob Dylan je nje kopjac

Bob Dylan je nje kopjac Bota e artit dhe media boterore i ka drejtuar gishtin kengetarit 70-vjecar duke e akuzuar per plagjiature. Shumekush do te mendoje se eshte nje nga lajmet e zakonshme qe se fundmi lexojme shpesh ne kronikat muzikore notat e nje kenge melodia e nje refreni jane vjedhur duke shkaktuar polemiken e radhes mes kengetaresh apo mes tyre e kritikes. Kete here edhe pse protagonist eshte nje kengetar gjenial muzika i ka lene vendin artit e ky i fundit ka shkruar akuzen Bob Dylan ke vjedhur Jo muzike por pikture
Bob Dylan je nje kopjac Bota e artit dhe media boterore i ka drejtuar gishtin kengetarit 70-vjecar duke e akuzuar per plagjiature. Shumekush do te mendoje se eshte nje nga lajmet e zakonshme qe se fundmi lexojme shpesh ne kronikat muzikore notat e nje kenge melodia e nje refreni jane vjedhur duke shkaktuar polemiken e radhes mes kengetaresh apo mes tyre e kritikes. Kete here edhe pse protagonist eshte nje kengetar gjenial muzika i ka lene vendin artit e ky i fundit ka shkruar akuzen Bob Dylan ke vjedhur Jo muzike por pikture.
Robert Allen Zimmerman alias Bob Dylan e njohim si muzikant si poet shkrimtar aktor regjisor kinematografik. Por talenti i tij nuk mbaron ketu ka pak vite qe ambientet e artit jane njohur me pikturat e kengetarit. Bob Dylan eshte edhe piktor. E nuk eshte nje hobi i lindur nga tekat e nje personazhi te famshem. Bob Dylan eshte piktor e i tille eshte ndier perhere. Ne pjesen me te madhe te jetes sime kam shkarravitur - shprehte ai mbi fletore mbi kartepeceta mbi flete mbi karton mbi pjata e filxhane. - Pra per mua nuk eshte nje e re.
Njeriu qe rishpiku rrokun qe me notat e tij i dha ze nje gjenerate te tere muzikanti i pamungueshem ne mitingjet e te drejtave civile ashtu si ne te largetin vit 1963 perkrah shume te tjereve ne Marshin e Uashingtonit ku Martin Luther King mbajti te famshmin fjalim I have a dream rrokstari boteror Bob Dylan eshte dhe piktor.
Nje piktor kopjac - eshte lajmi i fundit i servirur nga kritika e artit. Objekti i kesaj akuze eshte ekspozita e tij titulluar The Asian Series qe prej disa ditesh eshte hapur ne galerine Gagosian te Nju Jorkut. Piktor kopjac qe ka shfrytezuar imazhe te fotografeve te medhenj si Herny Cartier Bresson Leon Busy Dmitri Kassel etj. per ti prezantuar si piktura frut i frymezimit te tij gjate udhetimeve aziatike.
Pershkruar si nje ditar imazhesh mes udhetimesh aziatike ne Kine Japoni Kore Vietnam u hap me 20 shtator ne galerine Gagosian nr. 980 te Madison Avenue Nju Jork ekspozita The Asian Series e piktorit Bob Dylan. Jane tetembedhjete piktura qe perpiqen te percjellin peizazhe skena jete rruge njerez qe kane impresionuar artistin deri ne ate pike sa jane kthyer ne frut te krijimtarise se tij. Kjo ekspozite personale e hapur deri me 22 tetor u zgjodh jo me kot te debutonte ne Nju Jork pasi ketu eshte vendi ku ky kengetar ne fillim te viteve lsquo70 studioi artin e piktures nga mjeshtri Norman Raeber. Cmimet e cdo vepre jane te padisponueshme per publikun edhe pse merkatoja e artit i vlereson me shifra qe kalojne 200 mije dollaret.
Monkey Ridge Mae Ling Shanghai Big Brother Idol jane titujt e disa prej tyre te prezantuara nga galeria Gagosian dhe ne nje katalog ekskluziv i mundshem per kedo qe e prenoton me 80 dollare. Ne kopertinen e tij nje riprodhim i piktures Imperatori realizuar nga artisti.
Polemika
Gjithcka nisi pasi ekspozita The Asian Series ne galerine e artit Gagosian te Nju Jorkut e firmosur nga Bob Dylan hapi dyert per publikun. Pak dite me pas ne faqet e blogut ArtsBeat te se perditshmes New York Times vizitues te shumte nisen te shprehnin opinionet e tyre. Nuk qe i paket numri i komentuesve qe kujtonin se pikturat e tij i kishin pare diku tjeter apo se i kujtonin imazhe fotografish te njohura. Menjehere blogje dhe website arti nisen punen e shume shpejt u publikuan ngjashmerite absolutisht te verteta te cilesuara deri te turpshme prej tyre. Piktura Opium e Bob Dylanit eshte nje riprodhim i fotografise se vitit 1915 nga Leon Busy me titull Indokine. Nje ngjashmeri e tille eshte midis nje pikture te kengetarit me fotografine shume te njohur te Cartier Bresson ku prezantohen dy burra njeri prej te cileve eunuk sherbetor ne Oborrin e perandores Tzu Hsi ose me imazhin e Dmitri Kassel tre femije qe luajne ne trotuar kopjim ne nje pikture te ekspozites.
Vizitues te shumte te apasionuar te artit por dhe fansa te muzikes se kengetarit shprehen se ajo cka jep bezdi e te con ne polemike eshte se Bob Dylan nuk ka shfrytezuar nje foto per tu frymezuar ne artin e piktures por e ka kopjuar ate teresisht duke e kthyer ne nje veper te tij e mbi te gjitha ne nje ekspozite me tematike ditarin e nje udhetimi ne Azi. Sipas tyre ekspozita e kengetarit nuk eshte frut i krijimtarise se tij artistike por vetem nje kopjim i imazheve te katuruara nga fotografe te medhenj ne kohera.
Menjehere pasi polemikave galeria Gagosian ndryshoi titullin e ekspozites nga Ditar i nje udhetimi ne Refleksione imazhesh.
Nuk jane te pakta faqet ne mediet boterore qe kujtojne se nuk eshte hera e pare qe Bob Dylan akuzohet per plagjiature. Nje vit me pare polemika te tilla paten pikturat e tij te ekspozuara ne Danimarke pa harruar dhe rastet e akuzave per kopjim ne kenge. Fjalet ne Love and Theft te vitit 2001 qene te marra jo vetem nga Timrod por dhe nga Huckelberry Finn e Konfesionet e nje Yakuza roman i japonezit Junichi Saga.
Ka dhe nga ata qe ngrene polemike mbi polemiken duke dyshuar se e gjitha kjo po ben qe media boterore te flase e te shkruaje shume per te madhin Dylan e mbi te gjitha per koncertet e programuara nga ai kete vjeshte. Ne tetor nis turin e koncerteve ne Britanine e Madhe e Irlande.
Piktori Bob Dylan
Ne pjesen me te madhe te jetes sime kam shkarravitur - shprehte ai - mbi fletore mbi kartepiceta mbi flete mbi karton mbi pjata e filxhane. Pra per mua nuk eshte nje e re - deklaron Dylan e ne shumicen e intervistave te tij ka admiruar fuqine e padiskutueshme te artit pamor. Veprat e medha duhet te ekspozohen ne vende te frekuentuara shpesh nga njerez te zakonshem - shprehet ai me vitin 1960 - njerezit do te ndjeheshin me mire po te admironin nje pikture te Pikasos ne nje vend ku dhe hane.
Bob Dylan i eshte afruar botes se piktures ne te largetin vit 1966 ku nje aksident automobilistik e detyroi te rrinte larg skenes se muzikes. Ne fillim te viteve lsquo70 pati nje miqesi te ngushte me profesorin e piktorin ekstravagant Norman Raeben. Fale tij mesoi tekniken e sekretet e artit te piktures. Pikturat e tij te para e te shumta ne laps e karbon i mblodhi ne librin Drawn Blank publikuar vite me pare ne Nju Jork.
Artin e Bob Dylanit historiani e kritiku i artit si dhe kuruesi kryesor i pikturave ne Moma John Elderfiled e klasifikon nje stil beat neoekspresionist. Edhe pse nuk ekspozohet shume ne gjykimin e tij kritik Elderfiled eshte sigurisht pozitiv duke e cilesuar nje gjeni.
Me vitin 2007 Dylan hap ne Gjermani ne Chemnitz Art Gallery ekspoziten e tij te pare titulluar The Drawn Blank Series e dedikuar ekskluzivisht akuarelit. Me 2008 hap The Brazil Series ne Statens Museum ne Kopenhagen.
Pikturoj skena te verteta rruge njerez modele jete arkitekture grafik fotografi - shprehet Dylan - une pikturoj gjithcka qe duhet per kete pune. Une kam shkaqet e efektet ne mendje. Por cdo gje ka fillim me dicka qe me prek.
Ekspozita The Asian Series qe do te mbaje dyert hapur deri me 22 tetor shton cdo dite numrin e vizituesve te saj ne nje menyre o ne nje tjeter eshte nje sukses. Ka shtuar kuriozitetin ndaj artistit Bob Dylan ndaj artit te fotografise ka zgjeruar optiken e vleresimit te cdokujt qe ka mundur te lexoje mbi komentet e polemikes ndaj saj.
Bob Dylan a eshte nje kopjac Pse te mos sqarohet qe ne fillim se ekspozita eshte nje frymezim i autorit
Ose pse te mos pranohet se eshte nje ekspozite pikturash te frymezuara nga fotografi te famshme dhe ekzistuese
Apo eshte vec nje ekspozite provokuese per te folur mire apo keq E crendesi ka Mjaft qe te flitet per kengetarin e madh qe pas pak e pas nje kohe rinis turin e koncerteve te tij.
Keto pyetje per momentin nuk kane pergjigje. Fakt ngelet qe galeria e arteve ne Nju Jork Gagosian ndryshoi nentitullin e ekspozites nga Ditar udhetimi ne Refleksion imazhesh.