Sqarim per Trebeshinen
Se pari i kerkojme ndjese lexuesit se cfare po lexoni nuk eshte nje shkrim as artikull mediatik por nje sqarim publik dhe se nuk do te merremi me debatin e hapur per Kasem Trebeshinen as me vete z. Kasem por per nje etike komunikimi qe u keqkuptua mes gazetes Standard dhe familjes Trebeshina pas publikimit ne dy numra te nje trajtese mjaft delikate e cila lidhej me krimet komuniste ne vitin 1944 te shkruar se pari nga dy autore dhe me pas te rimarre ne nje sprove eseistike nga shkrimtari Ismail Kadare.
Se dyti i kerkojme ndjese shkrimtarit Kasem Trebeshina pas komunikimit qe patem permes nje telefonate mjaft te shkurter me familjen Trebeshina javes qe shkoi dhe kjo bisede e zbardhur ne Standard te shtunen ne mesdite na u konfirmua se nuk kishim biseduar jo me z. Kasem por me te birin. Nje nga anetaret e familjes Trebeshina nusja e djalit na kerkoi nje takim per te zbardhur kete bisede telefonike dhe per te na thene se ishte bashkeshorti i saj qe kishte komunikuar dhe jo shkrimtari.
Kjo ndodhi nje dite pasi Standard kishte botuar nje shkrim duke u mbeshtetur ne librin e Sadik Bejkos Disidentet e rreme ku pasqyrohej edhe tentativa e deshtuar per te komunikuar me shkrimtarin Trebeshina ne lidhje me dy akuzat qe i jane bere prej Kadarese dhe Bejkos.
Bashkeshortja e djalit te Trebeshines ne nje takim jozyrtar na kerkoi qe pervec faktit se nuk kishte qene z. Kasem ne anen tjeter te telefonit te benim autokritike para shkrimtarit pasi dy fjale te zbardhura ne dialogun mjaft te shkurter nuk ishin te verteta behet fjale per pergjigjen Nuk dua te flas qe ne kemi shkruar se ishin fjale te thena nga Trebeshina shkrimtari.
Na duhet te sqarojme se ndonese kjo bisede telefonike mjaft e shkurter nuk eshte regjistruar perqindja e fjaleve te pasakta ka ardhur si rezultat i nje tensioni komunikimi qe u krijua nga ana e familjes Trebeshina dhe sic u na tha nje dite me pas paska qene i biri i Kasem Trebeshines.
Duke nisur nga e para per te sqaruar se cfare ndodhi ne biseden telefonike duhet te pershkruaj me saktesi se ne anen tjeter te telefonit ishte nje ze burri qe pasi i prezantova emrin mbiemrin gazeten nga flisja pati agresivitet ne pergjigje nervozizem deri ne bllokim te komunikimit ne menyre arrogante. Zeri i burrit ne anen tjeter te telefonit edhe pas kesaj dhe kembenguljes sime mbi dyshimin ndjese per kete Trebeshines se mund te ishte z. Kasem Trebeshina - serish zeri i burrit ne anen tjeter te telefonit nuk na u prezantua si i biri. Edhe pergjigjja qe pasoi ishte mungese deshire per te komunikuar duke e mbyllur telefonin pa mundur te kishim nje informacion per Trebeshinen se per ceshtjen jo e jo.
Vetem nje dite me pare kur ne mesdite me telefonoi bashkeshortja e te birit te Kasem Trebeshines u vume ne dijeni se kishte qene i biri. Per kete arsye i kerkojme ndjese shkrimtarit per fjalet qe vume ne gojen e tij se Nuk dua te flas per gazeten Pra nuk behet fjale se nuk flet per ceshtjen qe po trajtonim dhe akuzat qe rendonin por thjesht se nuk fliste per gazeten - kjo kuptohej nga mbyllja e telefonit duke na lene pa pergjigje edhe pse vazhdova tentimin per komunikim disa here alo alo... dhe heshtje ne anen tjeter.
Cfare na beri te mendonim se ne anen tjeter te telefonit ishte Kasem Trebeshina u lidh me faktin se nuk morem nje pergjigje prezantimin se po flisnim me te birin dhe e dyta menyra e pergjigjes sikur e paautorizuar duke mbyllur ne menyre arrogante komunikimin me telefon dhe me ironi per gazeten Ne te kundert sikur te ndodhte prezantimi i te birit dhe komunikimi te mos bllokohej dhe ne te kishim nje pergjigje sido dhe negative debati sot do te ishte nje hap para per te zbardhur te verteta ca me te rendesishme qe nuk lidhen vetem me Trebeshinen por edhe me autoret qe akuzojne si Kadareja nese ai ka shkruar sajesa apo flet per te verteta
I kerkojme ndjese lexuesit dhe shkrimtarit Trebeshina per kete prolog jo te arsyeshem komunikimi duke pritur nje rruge te mundshme komunikimi ne ndihme te zbardhjes se kesaj ceshtjeje qe ka te beje me ndergjegjen megjithese nga familja u njohem se jeten e tij Trebeshina e ka shkruar ne nje liber Dafina te thara por pa mundur te sigurojme nje kopje nga familja. Pergjigjja Gjejeni e kane disa njerez ketu ne Shqiperi dhe eshte botuar edhe ne italisht Me shprese se kete liber do te na e vere vete Trebeshina ne dispozicion pasi te kthehet nga Turqia ku na konfirmon bashkeshortja e djalit te tij se ndodhet prej pak kohesh. Dhe per ta vertetuar kete na tha se do te vere nje kopje te pasaportes ne dispozicion.