E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Aplikimi ne BE, ne fillim te 2009"

Ne muajt e pare te vitit te ardhshem, Shqiperia do te paraqese zyrtarisht kerkesen per te marre statusin e kandidatit per ne Bashkimin Evropian. Lajmi u be i ditur dje nga kryeministri Sali Berisha ne fjalimin e mbajtur ne Pallatin e Kongreseve ne 18 vjetorin e themelimit te Partise Demokratike. "Jam ketu, ne kete dite solemne te idealeve evropiane te shqiptareve, per t'u zotuar se, muajt e pare te vitit te ardhshem Shqiperia do te paraqese kerkesen per statusin e kandidatit, se qeveria do te beje cdo perpjekje per levizjen e lire te shqiptareve ne mbare Evropen", premtoi kryeministri para qindra mbeshtetesve te Partise Demokratike mes brohoritjeve dhe pankartave "Shqiperia po Ndryshon". Kryeministri i bindur se PD do te marre voten edhe per nje mandat te dyte u shpreh se qeveria e tij do te vazhdoje me realizimin e reformave. "Reforma, reforma dhe vetem reforma per te realizuar ndryshimin. Lufte dhe zero tolerance ndaj korrupsionit, si perparesi e Shqiperise. Zotohem ne kete sesion elektoral se prerjet e lidhjeve te krimit, do te jene prioriteti yne. Ështe zotimi per mandatin e dyte qe do te na japin zgjedhesit", theksoi kreu i qeverise. Ne fjalimin e gjate, Berisha nuk la pa akuzuar opoziten e sotme, e cila sipas tij, gjate kohes qe ishte ne pushtet, korrupsionin e kishte te rrenjosur ne sistem. Kryeministri u shpreh se tre vite me pare, vidheshin 1.5 miliarde $ nga taksat dhe tatimet. "Opozita bente cdo gje per te mbrojtur korrupsionin. Por ne e shembem sistemin e tyre. Lufta kunder korrupsionit eshte suksesi yne", theksoi Berisha. Kryeministri theksoi se ne kohen e themelimit te PD-se, vendi ishte ne rruge pa krye dhe se demokratet ishin opozitaret e pare ne vend. "Ne guxuam dhe fituam", u shpreh kryeministri. Ne fjalimin e tij, Berisha falenderoi mbeshtetjen e dhene per Shqiperine dhe PD nga miqte Evropian dhe bota. Duke lene nje vend te vecante per falenderimin ndaj SHBA-se dhe Presidentit Xhorxh Bush. Rozeta Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›