E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, torte dhe fishekzjarre per pervjetorin

Feste madheshtore organizoi dje Partia Demokratike ne 18 vjetorin e krijimit te saj. Ne ambientet e Pallatit te Kongreseve te binte ne sy, zbukurimi i te gjithe salles me ngjyren blu dhe sloganin e demokrateve "Shqiperia po Ndryshon". Kryeministri Sali Berisha, njekohesisht kryetar i Partise Demokratike u prit mes duartrokitjesh te shumta, thirrjesh se Shqiperia po ndryshon dhe nen sfondin e muzikes se AC/DC "Thunderstruck". Pallati i Kongreseve vezullonte ne blu, dhe ne momentet kulmore te fjalimit te kryeministrit nuk mungonin tullumbacet e shiritat e ngjyrosur qe binin nga lart. Podiumi pas foltores ku foli kryetari i PD-se, Sali Berisha ne pervjetorin e partise qe ai drejton, ishte i mbushur me te rinj qe ne duar mbanin pankartat "Shqiperia po Ndryshon". Festa u mbyll me nje torte gjigante me logon e Partise Demokratike dhe nuk mund te mungonte ne sfond kenga e urimit te 18 vjetorit te partise ne pushtet. Ne momentin e prerjes se tortes nga kryeministri Berisha, jashte nisen fishekzjarret e shumta. Gjate prerjes se tortes se madhe PD, kryetari i partise Berisha, ishte i rrethuar nga anetare te kabinetit te tij qeveritar, por sigurisht dhe nga kryetarja e Kuvendit, nenkryetare e PD-se, Jozefina Topalli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›