A do te liberalizoje BE-ja vizat me Maqedonine?
Nga Fatos Musliu - Shkup
Edhe pse Maqedonia vleresohet se i permbush kriteret per liberalizim e regjimit te vizave me BE-ne, mos zgjidhja e ceshtjes se emrit me Greqine mund te jete nje pengese serioze per realizimin e saj
Deklarata e ministrit te jashtem te Frances, Bernar Kushner, se edhe per liberalizimin e regjimit te vizave, zgjidhja e ceshtjes se emrit me Greqine mund te imponohet si kusht, ka hasur ne reagimet te shumta ne opinionin maqedonas. BE-ja vendos kushte teknike por edhe politike me qellim qe vendet qe deshirojne te behen pjese e saj, t`i permbushin standardet e duhura. Bashkimi Evropian i ka derguar sinjale Shkupit se "marredheniet e mira nderfqinjesore qe nenkupton domosdoshmerine e zgjidhjes se ceshtjes se emrit, do te jete nje nga kushtet edhe per liberalizimin e regjimit te vizave midis Maqedonise dhe BE-se."
E vetedijshme per "emrin"
Kryeministri i Maqedonise, Nikolla Gruevski, thote se koha do te tregoje nese deklarata e Kushnerit mund te vleresohet si presion politik ndaj Maqedonise ne kontestin e saj me Greqine."Obligimi yne eshte qe te vazhdojme me permbushjen e standardeve. Kushner ishte shume i qarte ne deklaraten e tij. Edhe te tjeret na kane thene terthorazi se, pa marre parasysh arritjet tona ne reforma ne fund serish duhet te ballafaqohemi me zgjidhjen e ceshtjes se emrit".
"Ne do te vazhdojme te kemi qasje konstruktive me Greqine, por do te ritheksoja", - ka thene Gruevski, qe cdo kompromis i arritur me Greqine per emrin duhet te jete i pranueshem per qytetaret e Maqedonise". Euroambasadori Ervan Fuere, thote se pa marre parasysh cfare deklaratash vijne nga Brukseli, nje fakt nuk mund te mohohet. Maqedonia eshte lider nga vendet ne rajon ne permbushjen e kritereve per liberalizimin e vizave. Se shpejti pritet te arrijne ne Shkup komisionet e eksperteve nga Brukseli, per te vleresuar situaten permbushjen e kushteve te Maqedonise per liberalizimin e regjimit te vizave.
Gjermania perkrah Maqedonine
Ne nje takim te kryetares se komisionit per politike te jashtme te Parlamentit te Maqedonise, Teuta Arifi me ambasadoren e Gjermanise ne Shkup, Ulrike Knot, eshte marre garancia se Gjermania do te perkrahe vleresimin pozitiv per liberalizimin e regjimit te vizave per Maqedonine. Nje perkrahje e ngjashme i eshte dhene edhe ministres se puneve te brendshme, Gordana Jankullovska, nga homologu i saj gjerman, Volfgang Shojble.
(*) Deutsche Welle