E Diel, 1 Nëntor 2026

Bocetat: Skulptura minimaliste dhe jodinjitoze

Piktori i njohur shqiptar, Naxhi Bakalli, tregohet i pamëshirshëm me pesë bocetat finaliste për monumentin e 100-vjetorit të pavarësisë.

Sipas Bakallit, që të pestat janë skulptura minimaliste, të cilat “nuk e përcjellin një ide të qartë për problematikën që është marrë përsipër të zgjidhet. Pra, nuk përfaqësojnë si duhet ngjarjen historike e kulturore, dhe frazën e Deklaratës së Pavarësisë, se: ‘Shqipëria më sot të bahet në vehte, e lirë e mosvarme’”.

“Veprat e tilla minimaliste në skulpturë mua më duken relativisht të konsumuara. Prandaj, të ashtuquajturin minimalizëm kulturor nuk e gjej si përkthim të idesë që mbart ngjarja në formë.

Edhe nëse ndonjëri ka tentuar – si në rastin e dy artistëve Blerta Xhomo dhe Ilirian Shima (me stilizimin e shqiponjës) – as këtu [vepra] s’është në pjekurinë e plotë”, thotë mes tjerash Bakalli, i cili, megjithatë, duket se e veçon paksa njërën nga bocetat.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›