Bocevski:S'dihet kur do njihet Kosova
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë për çështjen e evrointegrimeve, Ivica Bocevski deklaroi se situata rreth njohjes së Kosovës po ndiqet me kujdes.
“Situata rreth njohjes së Kosovës po ndiqet me kujdes, por nuk kemi paralajmërime se kur do të ndodh akti i njohjes”, deklaroi Bocevski, duke mos dhënë detaje të tjera lidhur me njohjen e vendit fqinj.
Çështja e Kosovës akoma nuk është çështje e vënë në rend dite në Qeverinë e Maqedonisë. Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski nuk është deklaruar lidhur me njohjen e Kosovës, edhe pse BDI, partnere e koalicionit në disa raste përmes krerëve të saj ka paralajmëruar se së shpejti do të pasojë njohja e pavarësisë së Kosovës. (INA)