E Diel, 1 Nëntor 2026

Peqin, zjarri përfshin kurorën me ullinj

Peqin- Kurora e mbjellë me ullinj në qytetin e Peqinit është përfshirë nga flakët. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe forcat zjarrëfikse e kanë pasur shumë të vështirë vënien e tij nën kontroll.

Sipas specialistëve të Policisë së Mbrojtjes Ndaj Zjarrit dhe Shpëtimit zjarri u shfaq në kurorën e mbjellë me ullinj në afërsi të lagjes "Stacioni i trenit" e më pas nisi të përhapej në të gjithë sipërfaqen.

“Deri në mesditë nga flakët u shkrumbuan rreth 400 rrënjëve me ullinj"- thanë burimet nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, pas alarmit të dhënë nga banorët dhe mbërritjes së forcave zjarrfikëse të Peqinit, në ndihmë të tyre shkuan edhe dy makina të tjera të qytetit të Elbasanit.

Ende nuk ka ndonjë shkak zyrtar të zjarrit, por sipas grupit hetimor të ndodhur në vendngjarje mendohet se zjarri mund të jetë ndezur qëllimisht. “Po hetohet për kapjen e autorit”- thanë të njëjtat burime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›