E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri Han takohet me Bushatin për bashkëpunim

Trajneri i kombëtares së madhe, Ari Han, dje ka zhvilluar një takim kokë më kokë me kolegun e tij kuqezi të ekipit Shpresa, Artan Bushati. Takimi në fjalë është kërkuar nga holandezi, me idenë për të vendosur "ura" bashkëpunimi mes dy ekipeve kombëtare, që në fakt janë komplementare me njëra-tjetrën. Holandezi Ari Han ka kërkuar informacion nga Bushati për lojtarët që ka në dispozicion, duke dashur të dijë posaçërisht nëse mund të thirrë ndonjë element të spikatur me kombëtaren e parë. Normalisht, Bushati i ka bërë një ekspoze të plotë të situatës aktuale në ekipin që drejton, duke i sugjeruar edhe elementë të veçantë, të cilët do të kihen në konsideratë nga Hani në vazhdim. Sikurse dihet, ekipi Shpresa ka filluar grumbullimin dhe po përgatitet për ndeshjen e radhës zyrtare, ndaj Kroacisë, në fushën e kësaj të fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›