E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Kushtet per imunitetin Rama mbron pasurite ilegale

Deklaratat e bera dje nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, per imunitetin, kane sjelle dhe reagimin e mazhorances. Zedhenesja e Kryeministrit, Erla Mehilli, u shpreh ne nje deklarate per mediat, se bllokimi i heqjes se imunitetit eshte nje enderr e kryesocialistit qe nuk do te realizohet kurre. "Lidhur me keto deklarata, dua te theksoj se kushtezimi qe i ben zoti Rama votimit per heqjen e imunitetit me instalimin e Kushtetutes se sundimit te pakices, eshte endrra e tij e keqe qe s'do te realizohet kurre ndonjehere", - u shpreh Mehilli. Zedhenesja e Kryeministrit shtoi se Rama ka frike nga heqja e imunitetit, per shkak te mbrojtjes qe iu ben pasurive te paligjshme te miliardereve ne Partine Socialiste. "Pretendimi i zotit Rama se bllokimi i heqjes se imunitetit nuk eshte pengese per luften kunder korrupsionit eshte qesharak dhe fund e krye nje mashtrim. Ai perdor kete argument, sepse per te eshte fatale pyetja e qytetareve te thjeshte socialiste, por edhe e atyre pa parti. Cfare e detyron kete opozite te mbroje imunitetin e qeveritareve dhe zyrtareve ne pushtet? E verteta eshte se ai mbron me imunitet pasurite e paligjshme te klubit miliarder te Partise Socialiste", - u shpreh dje Mehilli. Ajo shtoi se, nese kreu i PS-se eshte penduar per mosvotimin e imunitetit ne daten 6 gusht, duhet te lejoje deputetet e tij qe te firmosin kerkesen per referendum. "Per nje votim konsensual per heqjen e imunitetit, zotit Rama ju ben te gjitha leshimet dhe, fatkeqesisht, me date 6 gusht, ai bllokoi votimin e draftit te PS, ndaj dhe sot zgjidhja e vetme eshte referendumi popullor. Ne rast se zoti Rama eshte penduar per bllokimin qe i beri me 6 gusht votimit te heqjes se imunitetit dhe statusit te vendit kandidat, le te mos i pengoje deputetet e tij per te firmosur kerkesen per referendum popullor per heqjen e imunitetit", - u shpreh dje Mehilli. Zedhenesja e Kryeministrit komentoi dhe qendrimin e kreut te PS-se ne lidhje hetimin e ngjarjes se 21 janarit. Ajo u shpreh se hetimi i kesaj ngjarje eshte detyre paresore e institucioneve. "I tronditur nga vendosmeria per hetimin e 21 janarit, zoti Rama mori persiper te beje Ramen tjeter. Me kete rast i rikujtojme se shamia e perplasur ne fytyren e tij nga familjaret e njerit prej viktimave do ta ndjeke ate si deshmi dhe akt akuze ne tere jeten e tij. Hetimi i 21 janarit ne te tera aspektet e tij eshte detyre e dores se pare e institucioneve te shtetit ligjor, duan apo s'duan Rama apo "topi" qe i ka mbetur ne porten e tij", - u shpreh Mehilli.

Reagimi

"Perseri ai sot (dje) deklaroi se nuk eshte kunder heqjes se imunitetit, por nuk e voton ate, sepse, sipas tij, heqja e imunitetit nuk paska lidhje me luften kunder korrupsionit, madje zoti Rama deklaroi se referendumi popullor, pra verdikti i qytetareve per heqjen e tij dhe zhbllokimin e statusit te vendit kandidat eshte 'nje loje pa top e Sali Berishes'", - tha Mehilli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›