Boci Rames E ktheve PS-ne ne partine e dhunes
Deputeti i Partise Demokratike Luciano Boci tha dje se kryetari i Partise Socialiste do te mbaje pergjegjesi per ngjarjen e 21 janarit e dhunen ndaj institucioneve dhe se shqiptaret e dine se ai eshte pergjegjesi per viktimat. Shamia e loteve te zise ne fytyren tende eshte akuza me e rende publike e nenave dhe motrave shqiptare ndaj teje qe perdore jete njerezish per karrigen tende. Cdo shqiptar pyet O turp ku e ke skuqjen - tha sot ne nje konference per mediat Boci. Ai u shpreh se Rama e ktheu te majten ne nje parti dhune dhe se gjithcka u be ne 21 janar per karrigen e kreut te PS. Edvin Kristaq Rama njeriu qe ktheu Partine Socialiste ne parti te dhunes kreu i pjellave te Gedafeve Ben Alive e Mubarakeve shqiptare qe PD-ja i permbysi ne vitin 1991 njeriu qe eshte i gatshem te shkele mbi 13 mije kufoma per karrigen qe kerkon te marre me dhune nuk i shpeton pergjegjesise per grushtin e shtetit te deshtuar te 21 janarit dhe as pergjegjesise per viktimat qe perdori si mish per top per karrigen e tij - tha z. Boci. Deputeti i PD-se u ndal edhe ne akuzat per abuzime ne bashkine e Tiranes. Edvin Kristaq Rama ky monument i korrupsionit ne Shqiperi ai qe ktheu Partine Socialiste ne Partine e vetme te dhunes ne Evrope kryepucisti i grushtit te deshtuar te 21 janarit i njohur ne bote si Mr. 20 i njohur ne Tirane e Shqiperi si ai qe rreh e dhunon cdo grua te tij e para tyre nenen e tij uleret me gjuhe ordinere cdo dite me shprese te kote se do shpetoje nga pergjegjesia ligjore e organizimit te grushtit te deshtuar te shtetit te 21 janarit - tha ai ndersa shtoi se Rama nuk do te shpetoje dot nga pergjegjesia per demonstraten e dhunshme me 21 janar.