Vendoret Berisha Do te zgjerojme koalicionin

Berisha ne grup Kandidaturat e koalicionit brenda 10 marsit. Ne rritje perfaqesimi i grave
Lideri i PD-se Sali Berisha paralajmeroi dje zgjerimin e koalicionit qeverises para 8 majit ndersa ftoi strukturat drejtuese te partise te angazhohen per zhvillimin e zgjedhjeve vendore brenda standardeve nderkombetare. Para deputeteve demokrate Berisha njoftoi se 10-diteshi i pare i marsit do te shenoje finalizimin perfundimtar te kandidaturave per zgjedhjet vendore. Ai u beri thirrje strukturave drejtuese te angazhohen qe te permbushin kete stad te rendesishem qe ka te beje me formimin e koalicioneve si dhe ne perzgjedhjen e kandidaturave. Dhjetediteshi i pare i marsit duhet te jete 10-diteshi i finalizimit final te kandidaturave. Kerkoje nga ju qe te angazhoheni qe te permbushni me pergjegjesi te plote kete stad shume te rendesishem per zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme - theksoi ai. Duke i vleresuar zgjedhjet lokale te majit si pergjigjen me demokratike dhe teper te rendesishme per vendin kreu i qeverise Sali Berisha beri te ditur se forca qe drejton eshte e hapur per koalicione te gjera. Sa i takon koalicionit Berisha u shpreh demokratet jane te hapur per koalicione te gjera ku rendesi duhet ti kushtohet perfaqesimit te mire te minorancave. Keto zgjedhje jane pergjigja me e mire me demokratike me kushtetuese qe mund tu jepet atyre qe duke mos marre rezultatin qe deshironin bene cdo gje per te shkelmuar mbi voten e shqiptareve duke mos hezituar te marrin aventuren me te madhe por edhe me te deshtuar ne historine e vendit - tha Berisha. Duke u ndalur ne rritjen e perfaqesimit te grave ne strukturat e pushtetit vendore Berisha kerkoi qe kandidaturat e tyre te trajtohen me seriozitet te plote. Kam besim se ne keto zgjedhje ne do te arrijme te permiresojme ndjeshem perfaqesimin e grave ne qeverisjet vendore. Grate nuk duhet te spostohen per shkak te patriarkise por te vleresohet kandidatura e tyre. Ne duhet te bejme cdo perpjekje per te rritur perfaqesimin e grave qe ka ne qeverite vendore. Une ftoj strukturat drejtuese te PD-se te shqyrtojne me sensin e plote te barazise dhe pergjegjesise mbeshtetjen e kandidaturave te zonjave dhe zonjushave ne perputhje me meriten por ne asnje rrethane ato te spostohen per shkak te patriarkise dhe qendrimit te bazuar ne partriakine - theksoi z. Berisha.
Por sipas tij duhet te behet nje pune e mire per shperndarjen e koalicionit ne keto zgjedhje.
Une kerkoj nga ju dhe te gjitha strukturat e PD-se te deshmojme vullnet te plote gatishmeri te plote per koalicionet me te mira te mundshme. Eumlshte e rendesishme qe ne tu ofrojme qytetareve vlerat me te mira te komuniteteve te tyre dhe ti garantojme se ato te kene nje shperndarje perfaqesuese. Eumlshte domosdoshme qe te kete nje perfaqesim sa me te mire te koalicionit te te gjitha minorancave te cfaredolloj natyre qe ato te jene. Ne qeverisjen vendore duhet te kene zerin e tyre minorancat e cdo natyre qofshin - tha Berisha.