Elbasan/ Shet bagëtinë me para false, në kërkim dy tregtarët
Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim dy perosna me akuzën e falsifikimit të monedhave. Sipas burimeve mësohet se në drejtorinë e policisë është bërë një kallëzim nga një 63-vjeçar nga fshati Hardhi ku sipas deklarimit të dhënë para oficerit të policisë gjyqësore një person i panjohur nga ana e tij, i ka blerë një bagëti me një vlerë 22 mijë lekë të rinjë dhe bashkë me një person tjetër është larguar me një automjet tip Benz. Me pas pronari i bagëtisë ka konstatuar se paratë ishin false dhe policia ka arritur të sekuestroj në cilësinë e provës materiale 6 copë kartmonedha 500 - lekëshe dhe 19 copë kartmonedha 1.000 - lekëshe false. Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.