AIDS shënon rënie 17 % në botë
Në mbarë botën sëmundja e shekullit, SIDA numëron 33.4 milionë të infektuar. Mes tyre, 2.1 milionë janë fëmijë nën moshën 15-vjeç. Sipas të dhënave të për vitin 2009, gjatë 8 viteve të fundit, rastet e infektimit në nivel global kanë shënuar një rënie me 17 %. Në Afrikë rënia është 15 % apo rreth 400 mijë raste më pak se 2008-a, ndërsa në Azinë Lindore, Jugore dhe Juglindore pakësimi është në masat 25 dhe 10 %. Që nga viti 1980, kohë në të cilën HIV u kthye në pandemi nga 60 milionë që janë infektuar kanë gjetur vdekjen mbi 25 milionë. Më shumë se 1/3 e personave me HIV vuajnë edhe nga Tuberkulozi. Në Ditën Ndërkombëtare të SIDAS, Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri publike udhëzime të reja mbi mjekimin e pacientëve me HIV. Sipas saj, numri i personave që marrin ilaçet anti-retrovirale mund të dyfishohet. Sot qindra njerëz marshuan në rrugët e Pekinit dhe në Bankok duke kërkuar më shumë mbështetje nga qeveria. Në kinë shifrat e kalimit të sëmundjes nëpërmjet gjakut janë alarmante. Aktualisht më shumë se 10 mijë fëmijë kanë rezultuar pozitiv ndaj testit të HIV-it, pjesa më e madhe e tyre si pasojë e transferimit të gjakut nga nëna tek fëmija. Në Tajlandë qindra aktivistë bënë thirrje për përdorimin e masave mbrojtëse. Mes tyre kishte dhe shumë punonjës të shëndetësisë, ushtarë dhe studentë. Në këtë vend gjatë këtij viti rreth 20 mijë persona janë dioagnostikuar me HIV.