Berluskoni viziton Bjellorusinë, plasin polemikat
Berluskoni ishte në Minsk ku në takimin me Presidentin Aleksandër Lukashenko, u diskutua lidhur me tregtinë dhe investimet. Por fjalët e Berluskonit se “Populli e do Lukashenkon” kanë shkaktuar polemika në Itali. Politikanë thanë se kavalieri tregoi se është sipërfaqësor dhe nuk njeh politikën e jashtme.