E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Bashkia e kryeqytetit, paga ne vend te investimeve Rozeta Rapushi



Bashkia e Tiranes, i kushton qytetareve te saj paga, ne vend te investimeve apo pastrimit te mbetjeve te ngurta. Keshtu u shpreh dje ne Kuvend, ministri i Financave, Ritvan Bode, duke akuzuar ashper kreun e bashkise se Tiranes, Edi Rama, se u merr ne menyre abuzive kryeqytetasve para per pastrimin, duke mos e kryer ate. "A e dini ju, se bashkia e Tiranes i merr cdo banori mesatarisht 75.000 leke te vjetra ne vit, ne nje kohe qe investon per banoret e kryeqytetit 25.000 leke po te vjetra ne vit. Po keshtu, investon per ta vetem 35.000 leke ne vit. A e kuptoni qe bashkia e Tiranes, i kushton qytetareve paga qe jane 20% me te larta se investimet",-tha Bode. Sipas tij, shqiptaret po taksohen me tarifa per pastrimin nga bashkia, e cila rritet dhe eshte shume e madhe ne menyre abuzive. "Bashkia merr taksa per pastrimin duke i rritur ne menyre abuzive. Perse nuk pyesni ju bashkite tuaja se sa eshte kostoja e pastrimit",-tha Bode, duke akuzuar per abuzime te renda nga bashkite, ne menyre te vecante nga ajo e kryeqytetit. Debatet vijuan, ku deputeti socialist, Blendi Klosi, akuzoi qeverine se nuk ka ndermarre asnje mase per derdhjen e ujerave te zeza ne Adriatik. "Nuk dua te bej antireklame, por po vjen sezoni turistik dhe nuk eshte bere asgje per derdhjen e ujerave te zeza ne det. Edhe nje investim qe ka bere bashkia ne qender te qytetit, duke nderprere ne ate zone derdhjen e ujerave te zeza, shkon shteti dhe ministria dhe pengojne punimet",-tha Klosi. Sipas tij, asnje investim nuk eshte bere nga qeveria, per pastrimin e lumenjve nga mbetjet inerte dhe urbane duke u bere serish rrezik per permbytjet. "6 muaj na ndajne nga sezoni i reshjeve dhe lumenjte nuk jane pastruar", vijoi ai. Por ne replike me te, Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, i quajti te paverteta dhe i hodhi poshte te gjitha akuzat e bera ndaj qeverise. "Per dy vjet, ministria ka vene ne dispozicion fonde per studimin e mbetjeve te ngurta dhe krijimin e landfildit, si problem serioz per bashkine e Durresit. Keto fonde jane djegur, per pamundesi per te zhvilluar tenderin per dy vjet, per pamundesi per te manipuluar tenderin sipas qejfit. E njejta gje ka ndodhur dhe me fondet per banesat e te pastreheve", replikoi ai. Ne seancen e djeshme, Parlamenti diskutoi dhe miratoi marreveshjen ndermjet qeverise se Shqiperise dhe Qeverise se Singaporit per shmangien e tatimit te dyfishte dhe parandalimin e evazionit fiskal ne lidhje me tatimin mbi te ardhurat, ndryshime ne ligjin "Per akcizat", si dhe projektligji "Per kompetencat per percaktimin e pagave dhe te shperblimeve".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›