Kuvendi i ri, fituese studioja vjeneze Rozeta Rapushi
Shpallet projekti fitues per ndertimin e ompleksit te ri Parlamentar. Nje juri nderkombetare, pas vleresimit per kater dite radhazi vleresoi 12 projektet e Kompleksit te ri Parlamentar, duke shpallur fitues Maketin e paraqitur nga nje studio vjeneze "Coophimelb". Ky projekt jo vetem qe fitoi me votat e jurise se perzgjedhur, por edhe nga klikimet e bera nga shqiptaret ne faqen zyrtare te Kuvendit, online per dite me radhe. Kryetari i jurise, arkitekti hollandez Johanes Ibelings, tha dje se juria ka pasur nje mision te veshtire per te shqyrtuar me kujdes cilesite, sfidat dhe elementet e cdo projekti per te vleresuar potencialin e me te mirit prej tyre. "Eshte bere nje diskutim i hollesishem mbi cilesine arkitekturore dhe urbanistike, duke perfshire te gjitha aspektet nga qendrueshmeria, tek kostot e projektuara, se cili do te ishte perfaqesimi i duhur i demokracise shqiptare ne qender te Kryeqytetit, duke i shtuar vlera, cilesise se qytetit, qe te jete i hapur per publikun dhe qe te mund te funksionoje si simbol",-tha kryetari Ibelings. Ndersa kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha se shume shpejt, shqiptaret do te kene nje shtepi dinjitoze dhe demokracia parlamentare, simboliken e saj me te madhe. "Une personalisht, ashtu si cdo deputet jam shume e kenaqur, sepse me kete projekt qe ju keni zgjedhur, kemi bere te mundur qe shqiptaret te kene shtepine e tyre dhe do te jete nje shtepi dinjitoze. Tirana do te kete nje monument dhe nje veper arti qe do te lere shenje ne kujtesen e cdo vizitori qe do te kaloje ne Shqiperi. Ne menyre te vecante, ne do te kemi nje monument, i cili do te lidhet me daten e Pavaresise. Une bashke me koleget e tjere natyrisht kemi nje sfide te madhe perpara, te veshtire, per shkak se ne do te vrapojme kunder kohes per te bere te mundur qe ne 100 Vjetorin e shpalljes se Pavaresise te kemi ate, qe eshte simbolika me e madhe e demokracise parlamentare shqiptare", theksoi Topalli. Dhoma e Parlamentit te ri reflekton hapesiren baze demokratike, si sundimi i fuqise se elektoratit, duke vendosur publikun mbi pjesetaret e zgjedhur te Kuvendit pa i hequr te drejten salles se madhe, hall-it, te jete qendra metaforike dhe fizike e nderteses. Nje bazament i zakonshem i nderteses mbledh elementet e ndryshme te nderteses dhe ze kryesisht pjesen veriore te zones, duke theksuar keshtu situaten e dukshme urbane ne kryqezimin e dy akseve kryesore te zones. Me kete strategji krijohet nje hapesire publike dhe park midis Parlamentit dhe sherbimeve te kryeministrit.
Dizajni i Parlamentit te Hapur te Shqiperise, idete ne te cilat bazohet
Te arrije te krijoje nje ekspozim te forte, ne kete pjese te ekspozuar te tekstures urbane te Tiranes.
Te bashkoje bashke funksionet e ndryshme ne nje ndertese "ansambel", duke krijuar nje tribune publike dhe nje park ne pjesen jugore te zones.
Te krijoje nje ndertese te vetme per institucionet me te rendesishme te Republikes se Shqiperise me nje arkitekture kontemporane, e krijuar ne menyren sa me te mire te mundshme duke optimizuar perdorimin e Energjise aktive dhe pasive.
Blloku i zyrave eshte organizuar rreth konit qendror prej pese nivelesh me xham te salles se parlamentit.
Niveli tre akomodon 13 dhoma takimi per komitetin parlamentar, si dhe zyra per kryetaret e tjere qe punojne per keto pjesetare te komitetit.
Zyrat per Kryeministrin, deputetet dhe departamente te ndryshme per administraten jane shperndare ne katet 4 dhe 6.
Niveli i fundit i bllokut te zyrave eshte rezervuar per hapesira per kryetarin e Parlamentit dhe deputeteve te tij: Keshillin e Ministrave, apartamenti perfaqesues i Kryetarit te Parlamentit dhe Kryetarit te Deputeteve.
Parkingu eshte dizenjuar ekonomikisht si nje strukture qe eshte vendosur kryesisht mbi toke, duke dhene hyrje te brendshme direkte sherbimeve te parlamentit ne nivelin e hyrjes. Per ceshtje sigurie, i gjithe blloku i parkimit eshte nje ndertese komplet e ndare nga parlamenti, duke reduktuar keshtu shfaqjen e kerkeses se sigurise ne hyrjen e zones se parkimit.