E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plehrat dhe turizmi Nga Fatmir Toci

Projekti per administrimin e mbetjeve te ngurta ne Juglindje te Shqiperise, me financimin e Bankes se njohur Gjermane per Zhvillim (KFW te Frankfurtit mbi Main) na ben te sjellim edhe nje here ne vemendje problemin e madh te ndotjeve te te gjitha llojeve dhe formave ne vendin tone, si dhe punen e pakte, pa asnje strategji e perspektive, pa asnje prioritet nga ana e qeverive shqiptare gjate ketyre 20 vjeteve, sidomos ne 5-vjecarin e fundit, kur alarmi per ndotjen mjedisore ka qene me i madh se kurre. Fakti qe ne relacionin e paraqitur bashkelidhur ketij projektligji te rendesishem nuk eshte e perfshire dhe as qe permendet Ministria e Mjedisit, dikasteri qe menaxhon politika, qe ka specialiste, eksperte e keshilltare te fushes tregon per mungesen e vemendjes dhe rendesine e paket qe i jep qeveria e sotme ketij problemi. Kete e perforcon edhe me shume fakti qe Shqiperia nuk ka kontribute financiare ne kete projekt, ose kontributet e saj jane te pandjeshme e simbolike, duke treguar qartazi se kjo qeveri nuk ka prioritet ne kete sektor kaq jetik, te rendesishem e problematik dhe qe kerkon nderhyrje emergjente per 1001 arsye. Duke pershendetur kete bashkepunim te tyre me palen shqiptare, por edhe per projekte te tjera nder vite ne fusha te ndryshme, nuk mund te le pa permendur rolin tone si partner, qe ne shume raste nuk ka qene serioz dhe nuk kemi ditur t'i adresojme dhe perdorim me eficence e korrektese fondet e tyre. Problematika e mbetjeve urbane eshte mjaft shqetesuese ne Shqiperi, pasi akoma edhe sot pas 20 vjetesh ende nuk kemi ne dore nje plan kombetar te mirefillte, edhe pse thuhet se ekziston nje projekt i pergatitur nga Ministria e Mjedisit, i cili percakton edhe vendndodhjen e landfield-eve per te 12 qarqet e vendit. Ne nje kohe qe plehrat kane mbytur vendin, edhe per shkak te mungeses se kultures sone qytetare dhe indiferentizmit ne mase, duke sjelle pasoja jo vetem estetike, por edhe shendetesore, ekonomike dhe frenim te turizmit. Ende sot ne Shqiperi nuk kemi nje landfield te mirefillte me standardet e BE. Plehrat digjen kudo, duke sjelle pasoja shume te renda per shendetin. Edhe ne Vlore ku qeveria nuk ka asnje perkujdesje per financimin dhe ndertimin e nje vend depozitimi me standarde, ato digjen ne mes te Pyllit te Sodes, fare prane detit, duke helmuar ujin dhe ajrin dhe duke sjelle nje impakt te rrezikshem per banoret. Clirimi i gazrave jashtezakonisht toksike, si dioksinat, perben shqetesim te madh, pasi ato edhe ne perqendrime shume te vogla jane mjaft te rrezikshme. Qyteti i Vlores me mbi 130.000 banore prodhon rreth 140 ton mbetje urbane ne dite. Fusha aktuale e depozitimit te mbetjeve urbane, e krijuar ne vitin 1970 dhe me siperfaqe 6 ha, ndodhet vetem 2 km nga qendra e qytetit. Para viteve 90 kjo zone quhej periferike, ndersa sot ajo eshte e populluar me banore te migruar nga zona te ndryshme te vendit, banesat e te cileve jane ndertuar deri ne 10 metra nga mbetjet urbane. Bashkia e Vlores disponon nje studim fizibiliteti te kryer ne bashkepunim me Ministrine e Mjedisit qe ne vitin 2004 per ndertimin e nje vendi te ri te depozitimit te mbetjeve urbane per qytetin. Kopje te ketij projekti mund te gjendet ne Ministrine e Transporteve dhe te Mjedisit. Ajo ka kerkuar vazhdimisht miratimin e ketij projekti. Ne vitin 2005 eshte arritur miratimi nga Keshilli i Rregullimit te Territorit te Qarkut per piken Bestrova 1. Me ndryshimet politike ne vend kjo pike u anulua nga Kryetari i komunes Qender dhe Kryetari i Qarkut. D.m.th., interesat e nje njeriu te veshur me pushtet dolen mbi interesat e banoreve te nje qyteti te tere si Vlora. Edhe nje projekt tjeter per nje pike ne Sherrishte nuk eshte miratuar dhe fondet e akorduara 2 here nga 10 milion leke jane anuluar me urdher te kryeministrit sepse nuk ka qenka bere tenderimi ne afat (!). Nje rast tjeter tipik eshte edhe ai i ngrehinave te kthyera ne germadhe te ish-fabrikes se Sodes, ne brendesi te pyllit me te njejtin emer, te cilat se fundi jane pershtatur per banesa nga te ardhur te pastrehe nga zona te ndryshme te vendit. Keto mbeturina qe duhej te ishin shembur e pastruar me kohe per shkak te rrezikshmerise se larte qe sjellin si pasoje e depozitimit ne to te Merkurit, jane nje kercenim real per jeten e njerezve. Ky fakt, i njohur prej 20 vjetesh, qe kur fabrika pushoi se qeni, komprometon retoriken e kryeministrit te vendit per dhenien prioritet te gjoja aspekteve mjedisore dhe kerkon nderhyrje te menjehershme, per te shpetuar jeten e dhjetera shqiptareve te deshperuar qe bashkejetojne me helmin, por edhe te qindra pushuesve qe te painformuar zgjedhin plazhin aty prane per te kaluar pushimet ne stinen e veres. Qeveria, ne fakt, jo vetem nuk ka nderhyre ne keto sektore, ne menaxhimin dhe infrastrukturen e mbetjeve, trajtimin e ujerave te zeza qe duhet t'i perfundonte qe ne mandatin e pare per zonen bregdetare, por perkundrazi, po mendon si te shkaterroje dhe ato vlera qe natyra ia ka dhene me bollek Vlores apo qyteteve te tjera bregdetare. E kemi fjalen ketu per planet per te masakruar 500 hektare te Pyllit te Sodes, qe nen rrogoz, pa transparence e tinezisht po behen perpjekje ta ktheje ate ne platforme betoni ne emer te nje porti kontenieresh te dhene me koncesion, edhe pse kjo bie ndesh me mjaft protokolle e konventa qe ne jemi bere pjese per sa i perket transparences dhe marrjes se mendimit te publikut. Nje port kontenieresh, gjigant per nga permasat, 2 here me i madh se ai i Pireut ne Greqi, 200 here me i madh se ai i Durresit, ku do te perpunohen 3 milion konteniere, d.m.th. rreth 10.000 konteniere ne dite, dhe do te punesohen 2.000 - 10.000 aziatike qe paguhen pak, duke e ndotur Gjirin e bukur te Vlores, dhe kthyer ate ne nje kenete te vdekur, por edhe duke mbingarkuar rruget qe lidhin Vloren me pjeset e tjera te vendit ne autokolona pambarim kamionesh e trajlerash. Por Berisha e paska harruar se Vlora banohet nga vlonjatet, te cilet nuk kane asgje me te shtrenjte se vendin e tyre. Qe nder shekuj jane sakrifikuar e vetemohuar per te. Sot te gjithe po e shohin qarte se si kjo qeveri po kerkon te mbushe Shqiperine me fabrika cimentoje e TEC-e, me nafte e me qymyr, si ne Vlore e Durres, apo te ndertoje impiante te prodhimit te energjise atomike etj. Perpara se te flitet per reaktoret atomike, per superfuqine energjitike, apo per zhvillime industriale te pastudiuara ne zonat turistike, zoti Berisha duhet te investohet ne menaxhimin e plehrave ne qytetet e medha te Shqiperise, pasi ato jane kthyer ne burim semundjesh dhe intoksikimi te banoreve; duhen ngritur impiantet e pastrimit te ujerave te zeza qe ne Shqiperi te vijne sa me shume pushues e turiste te terhequr nga bukurite e pazakonta natyrore qe ofron Vlora dhe i gjithe Bregdeti shqiptar. Ne te kundert do te kemi reduktimin e numrit te pushuesve drejt bregdetit shqiptar dhe rrezikun qe tere ato investime te bera nga biznesi privat te mos jene rentabel. Tashme shqiptaret jane mesuar me qendrimet demagogjike te kesaj qeverie, pasi qekur ata kane ardhur ne pushtet, mjedisi ne Shqiperi eshte degraduar gjithnje e me shume. Shihni c'po ndodh me Krujen, me Luren, Qafe-Shtamen, Stebleven, pyjet e Kurveleshit dhe ne te gjithe Shqiperine, me lumenjte, liqenet dhe gjithe vijen bregdetare ku ka prane qendra te banuara. Jemi ne ata qe do i japim prioritet kesaj problematike, jo me fjale por me zera te forte ne buxhetin e shtetit. Ne programet tona problemet e mjedisit jane paresore dhe nuk do te lejojme ndotjen dhe degradimin e natyres per interesa te klaneve te papergjegjshem, qe para interesave dhe pangopesise se tyre nuk po shohin se po helmojne jeten e njerezve te kesaj toke, po helmojne te ardhmen e femijeve tane dhe po e kthejne gjithe vendin ne nje toke gjithnje e me te pabanueshme. Perpjekjet tona per te luftuar korrupsionin, keqqeverisjen, kapjen e shtetit dhe krimin shteteror ne interes te mbajtjes se ketij pushteti do te jene te pandashme nga lufta per pastrimin nga mbeturinat dhe plehrat qe kane mbuluar vendin. Dhe ketu e kam fjalen per te gjitha llojet e plehrave qe po i zene frymen shqiptareve!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›