E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Buxheti 2006 ndikoi në uljen nivelit të taksave

Autori i Lajmit: Red.Ministri i Financave, Ridvan Bode tha dje në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave lidhur me realizimin e buxhetit 2006, se Buxheti 2006, plotësoi të gjitha objektivat e qeverisë. "Është një buxhet i cili mundësoi zbatimin e disa angazhimeve në programin e miratuar në Kuvend së pari për: uljen graduale të nivelit të taksave. Gjatë vitit 2006 u mundësua pakësimi me 1/3 e taksës së punës, duke zbritur në një nivel që është më i ulëti në vendet e rajonit; ishte viti i parë kur u vendos përgjysmimi i tatimit mbi biznesin e vogël; u përgjysmua tarifa mesatare doganore duke zbritur nga 2.54 % që ishte në vitin 2005, në 1.2 % të vëllimit të importeve në vitin 2006; u bënë një sërë zbutjesh të tatimeve dhe taksave të tjera qoftë ato kombëtare, qoftë vendore dhe në tërësi sistemi parafiskal gjatë këtij viti pësoi një ulje të ndjeshme" tha Bode. Në tërësi buxheti 2006, tha Bode, mundësoi që biznesit t i kthehen në formën e uljes së taksave rreth 320 milion USD dhe njëkohësisht të ardhurat rriten në mënyrë të qenësishme. Ndërkohë Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Robert Çeku, paraqitit në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, në Kuvend, raportin e KLSH-së mbi zbatimin e Buxhetit të shtetit te vitit 2006. Buxheti i vitit 2006, sipas Çekut, paraqitet me të ardhurat 229.932 milionë lekë, shpenzimet 266,951 milionë lekë dhe me një defiçit 37,019 milionë lekë. Të ardhurat e buxhetit qëndror, 181,532 milionë lekë, si dhe shpenzimet 218,551 milionë lekë. Duke iu referuar buxhetit të sigurimeve shoqërore, sipas Çekut, të ardhurat janë 50,271 milionë lekë gjithsej prej të cilave, nga kontributet 33,444 milionë lekë, si dhe transferimet nga buxheti i shtetit, paraqiten 16,827 milionë lekë, ndërsa shpenzimet me 50, 271 milionë lekë.

Ky lajm është publikuar: 27/09/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›