LSI kërkon rritje të pragut elektoral
Autori i Lajmit: Red.Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Pëllumb Xhufi, deklaroi dje se parimisht LSI është dakord për një rritje të arsyeshme të pragut elektoral, për të eliminuar fragmentizimin ekstrem të spektrit politik që përfaqësohet në parlament. “LSI mbështet një rritje të pragut elektoral deri në 4-5 për qind, natyrisht duke mos kaluar në nivele më të larta”, - tha Xhufi. Ai shtoi më tej se duke parë kundërvënien e partive të tjera, LSI është e hapur për çdo kompromis dhe konsesus. Numri dy i LSI-së tha me tej se partia që ai përfaqëson është shprehur për sistemin proporcional, pasi sistemi aktual, që teorikisht mund të jetë normal, ka rezultuar i dështuar në të gjitha zgjedhjet e deritanishme, pra janë gjetur mënyrat për ta deformuar. ”Kalimi në një sistem proporcional, në radhë të parë do të ç tensiononte procesin elektoral, do të evitonte ardhjen në parlament të personave të papërshtatshëm dhe natyrisht do të krijonte premisat për të përmbushur zgjedhjen e popullit për përfaqësimin e tij brenda mureve të parlamentit” – tha ai.Ky lajm është publikuar: 27/09/2007