E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Pragu zgjedhor 3-3.5 për qind

Autori i Lajmit: Red.

Propozimi i bërë pak kohë më parë nga Lëvizja Socialiste për Integrmim për rritjen e pragut elektoral duket se ka gjetur mbështetjen edhe të Partisë Socialiste. Burime nga selia rozë pohojnë se kjo parti mund të mbështesë një rritje të lehtë të pragut kushtetues për hyrjen e partive në Kuvend. Të njëjtat burime pohojnë se PS do të mbështesë rritje të pragut po duke pasur parasysh eleminimin e problemeve me aleatët e tyre. Përflitet se pragu që mund të gjejë mbështetjen e socialistëve do të jetë rreth 3 ose 3.5 për qind. Një prag i tillë nuk do të evitonte problemet e partisë më të madhe të opozitës me aleatët e saj sepse me këtë prag do të rrezikonin Partia Demokracia Sociale dhe Partia Aleanca Demokratike.

Ky lajm është publikuar: 27/09/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›