Rekord historik, norma e interesit, arrin në 6 për qind
Autori i Lajmit: Silvana BalliuBanka e Shqipërisë rrit në 6 për qind normën bazë të interesit, duke shënuar një rekord të ri. Vendimi i Këshillit Mbikqyrës të Bankës u komunikua nga Guverantori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.
Sipas Fullanit, vendimi i paraprin përballimit të presioneve inflacioniste, gjithmonë në rritje si pasojë e rritjes së shfrenuar të çmimeve dhe risqeve për ekonominë si pasojë e rritjes së nivelit të kreditimit nga bankat.
Deklarata e Fullanit
Rritja e normës justifikohet edhe si pasojë e rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare të drithrave, karburanteve, por edhe risqeve me të cilat përballet ekonomia nga faktorë të tillë negative si performanca negative e KESH, rritjen e aktivitetit kreditues të bankave etj. Rritja e normës bazë të interesit me 0.25 për qind është një masë që merr Banka e Shqipërisë, sipas guverantorit për të ruajtur pozicionin e monedhës vendase, lekut. Ai konfirmoi qëndrimin se institucioni që drejton për të mbajtur nën kontroll dhe brenda objektivave inflacionin në nivel 3 %. Të dhënat për ecurinë e treguesve ekonomikë flasin për praninë e rreziqeve që ushtrojnë presione rritëse mbi normën e inflacionit përtej objektivit të Bankës së Shqipërisë. Rritja e çmimeve të administruara dhe çmimet e larta të lëndës së parë në nivel botëror po përcillen në koston e produkteve në vend. Gjatë dy muajve të fundit, zhvillimet e çmimeve të artikujve bujqësorë kanë kthyer tendencën rënëse, e cila ka zbutur presionet inflacioniste në dy vitet e fundit. Gjithashtu, kostoja në rritje e energjisë në aktivitetin ekonomik po evidentohet në ecurinë e nivelit të përgjithshëm të çmimeve. Këto efekte pritet të shtrihen në kohë duke ruajtur presionet e kahut të ofertës. Aktiviteti i ekonomisë është mbështetur nga rritja e kredisë gjatë dy viteve të fundit. Ritmet e larta të kredisë kanë ushqyer kërkesën agregate dhe kanë lejuar përcjelljen e kostove më të larta në rritjen e çmimeve të konsumit. Rritja e kërkesës së ekonomisë për mallra dhe shërbime është shoqëruar me zgjerimin e deficitit të llogarisë korente. Ky vendim është në vijim të komunikimeve më të hershme, të bëra të njohura publikisht nga ana e Këshillit Mbikëqyrës. Në qendër të tij është vendosmëria jonë për të mbajtur të ankoruara pritjet inflacioniste rreth nivelit 3 për qind, i cili është dhe objektivi numerik i politikës tonë monetare. Informacioni shtesë gjatë muajve shtator-tetor do të qartësojë nevojën për hapa të mëtejshëm në drejtim të stabilizimit të pritshmërive për inflacionin, në përputhje me objektivin e Bankës së Shqipërisë. Duke qenë se Banka e Shqipërisë është autoriteti licencues dhe i mbikëqyrjes së sistemit bankar, Këshilli Mbikëqyrës rithekson gatishmërinë e tij për të përmbushur të gjitha përgjegjësitë ligjore jo vetëm në drejtim të stabilitetit të çmimeve të konsumit por edhe në drejtim të stabilitetit financiar të sistemit bankar.
Treguesit ekonomikë
Të dhënat për ecurinë e treguesve ekonomikë flasin për praninë e rreziqeve që ushtrojnë presione rritëse mbi normën e inflacionit përtej objektivit të Bankës së Shqipërisë. Rritja e çmimeve të administruara dhe çmimet e larta të lëndës së parë në nivel botëror po përcillen në koston e produkteve në vend. Gjatë dy muajve të fundit, zhvillimet e çmimeve të artikujve bujqësorë kanë kthyer tendencën rënëse, e cila ka zbutur presionet inflacioniste në dy vitet e fundit. Gjithashtu, kostoja në rritje e energjisë në aktivitetin ekonomik po evidentohet në ecurinë e nivelit të përgjithshëm të çmimeve. Këto efekte pritet të shtrihen në kohë duke ruajtur presionet e kahut të ofertës. Aktiviteti i ekonomisë është mbështetur nga rritja e kredisë gjatë dy viteve të fundit. Ritmet e larta të kredisë kanë ushqyer kërkesën agregate dhe kanë lejuar përcjelljen e kostove më të larta në rritjen e çmimeve të konsumit. Rritja e kërkesës së ekonomisë për mallra dhe shërbime është shoqëruar me zgjerimin e deficitit të llogarisë korente. Ky vendim është në vijim të komunikimeve më të hershme, të bëra të njohura publikisht nga ana e Këshillit Mbikëqyrës. Në qendër të tij është vendosmëria jonë për të mbajtur të ankoruara pritjet inflacioniste rreth nivelit 3 për qind, i cili është dhe objektivi numerik i politikës tonë monetare. Informacioni shtesë gjatë muajve shtator-tetor do të qartësojë nevojën për hapa të mëtejshëm në drejtim të stabilizimit të pritshmërive për inflacionin, në përputhje me objektivin e Bankës së Shqipërisë. Duke qenë se Banka e Shqipërisë është autoriteti licencues dhe i mbikëqyrjes së sistemit bankar, Këshilli Mbikëqyrës rithekson gatishmërinë e tij për të përmbushur të gjitha përgjegjësitë ligjore jo vetëm në drejtim të stabilitetit të çmimeve të konsumit por edhe në drejtim të stabilitetit financiar të sistemit bankar.
Ky lajm është publikuar: 27/09/2007