E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDR pro sistemin aktual zgjedhor

Autori i Lajmit: Red.Partia Demokrate e Re mbështet sistemin aktual zgjedhor. Nënkryetari i reformatorëve Tritan Shehu, deklaroi dje se sistemi aktual zgjedhor dhe pragu elektoral janë të përshtatshëm pasi kanë treguar se nuk krijojnë probleme në qeverisje si dhe krijojnë një larmishmëri që është e domosdoshme për një demokraci në zhvillim si në vendin tonë. Duke komentuar kërkesën e PS-së për rritje të pragut elektoral, Shehu vuri në dukje se pragu nuk është qëllim dhe element në vetvete, por është vetëm një element zgjedhor, ndaj dhe diskutimi duhet të nisë nga përshtatshmëria e sistemit elektoral. Ai theksoi se sisteme të ndryshme elektorale kërkojnë pragje të ndryshme. Sipas tij sistemi mazhoritar lokal nuk ka nevojë për prag, sistemi proporcional rajonal mund të ketë dy nivele pragu, një nivel nëse ka lista vetëm rajonale dhe një tjetër nivel nëse ka edhe lista kombëtare. Ndërsa një sistem proporcional i pastër ka tjetër prag, ashtu sikurse ndodh edhe me sistemin mazhoritar dhe proporcional të përzier.
Ky lajm është publikuar: 27/09/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›