Bode Treguesit ekonomike pozitive
Viti 2010 është cilësuar si vit pozitiv për ekonominë dhe financat shqiptare. Pas analizës së bërë, ministria e Financave deklaron se pothuasje të gjithë treguesit janë të mirë dhe tejkalojnë krizën ekonomike. Ndërkohë ritme pozitive janë parë dhe në sektorë që nuk kanë lidhje direkte me financat shtetërore.
"Sektori financiar ka pasur zhvillime pozitive, rikthimi i besimit të qytetarëve tek sistemi financiar, ka bërë që depozitat përgjatë vitit 2010, në 11 mujor, të jenë 17.4 për qind më të larta në krahasim me vitin 2009. Përgjatë vitit 2010, deri në 11 mujor kanë qenë 9.12 për qind më të larta kreditimet, në krahasim me vitin 2009 duke arritur nivelin më të lartë të kreditimit të ekonomisë reale në Shqipëri", deklaroi Ridvan bode, ministër i Financave.
Problem për vitin 2010, ashtu si dhe gjatë viteve të tjera ka pasur në performancën e pushtetit lokal. Sipas zotit bode si të ardhurat, ashtu dhe shpenzimet nga administrata lokale janë jo të mira.
"Pushteti vendor ka pasur një performancë më negative, ato janë sa 77 për qind e programit, ose 2 për qind më të ulëta se ato në vitin 2009, cka evidenton atë shqetësim që kemi ngritur si administratë qëndrore për një performancë jo të mjaftueshme të administratave lokale në nxjerrjen e taksave dhe administrimin e mirë të buxheteve të tyre", tha Bode.
Në 2010 u regjistrua një rritje me rreth 60 për qind e eksporteve, krahasimisht me një vit më pare. Importet u rritën me 10 për qind. Inflacioni ka qëndruar brenda synimeve, ndërsa rritja ekonomike si 9 mujor ishte 3.6 për qind. Ministri Bode tha se 2010 do të regjistrojë rritje ekonomike prej 4.1 për qind. Për këtë vit qeveria nuk ka parashikua të emetojë eurobond.
Florian Papadhimitri