Rregullat në projektimin urban
25/01/2011 Ministria e Punëve Publike harton rregulloren e planifikimit. Pritet miratimi në qeveri
Normat e banimit sipas grupeve nga 10 mijë deri në mbi 100 mijë banorë
Qendrat e banuara me mbi 100 mijë banorë kanë kushte të ndryshme nga ato mbi 10 mijë banorë. Të gjitha normat dhe kushtet e banimit janë përcaktuar me një rregullore të veçantë të planifikimit që ka nxjerrë së fundmi Ministria e Punëve Publike. Ajo pritet të miratohet nga qeveria, e cila rreth 2 vite më parë ndryshoi edhe ligjin për planifikimin e territorit. Rregullorja duhet të merret parasysh nga hartuesit, projektuesit dhe planifikuesit e territorit, në hartimin e planeve rregulluese, apo edhe në hartimin e planeve të zonave të zhvillimit.
Zonat e banuara
Normat dhe rregullat për zonat e banimit jepen për njësi strukturore, zona me prioritet zhvillimi, të gjitha me përdorim homogjen banimin ose me përqindjen më të lartë të përdorimit të tokës për banim. Këto norma ndryshojnë sipas qendrave të banuara, të kategorizuara në varësi të popullsisë sipas dy grupeve kryesore deri në 10,000 banorë dhe mbi 10,000 banorë, si dhe mbi 100,000 banorë. Zonat e banimit duhet të sigurojnë kushte jetese të shëndetshme për popullsinë dhe për këtë, në planifikimin dhe projektimin e tyre duhet të kihen parasysh faktorët, për të cilët duhet të merren në konsideratë vlerat mesatare mujore, stinore dhe vjetore, në përputhje me studimet, vëzhgimet dhe matjet e institucionit përgjegjës. Mes këtyre faktorëve përmenden diellëzimi, temperatura e ajrit, drejtimi dhe shpejtësia e erës, lagështia e ajrit, reshjet atmosferike, niveli i zhurmave, prezenca e ndotësve të ajrit, ujit dhe tokës. Për të planifikuar dhe projektuar zona banimi, për kategorinë bazë A.Banim, përcaktohen norma minimale për territorin neto të banimit i dhënë si sipërfaqe banimi për banor, hapësirën e gjelbër, territorin për kopshte, çerdhe, shkolla 9-vjeçare, territorin për struktura me përdorim publik për aktivitete fetare, sociale, të asistencës shoqërore, sanitare, administrative, jo në nivel qyteti, territorin sportiv, hapësirë për parkim publik, hapësirë për shërbime tregtare të kufizuara dhe jo në nivel qyteti. Territoret dhe strukturat janë të gjitha të nevojshme për një zonë banimi ose me përqindjen më të lartë të përdorimit për banim. Megjithatë, ekspertët theksojnë se duke qenë se disa nga funksionet e strukturave dhe territoreve sigurohen edhe në nivel qyteti, është e rëndësishme që gjatë planifikimit të një njësie administrative të qeverisjes vendore të shikohet mundësia ose rastet kur një funksion në nivel njësie administrative i shërben një zone banimi. Këto raste duhen marrë parasysh në dhënien e vlerave të treguesve përfundimtarë që rezultojnë nga planifikimi vendor.
Të domosdoshme për planifikuesit
Ministria e Punëve Publike ka caktuar rregullat, kushtet dhe normat gjatë planifikimit të territorit dhe projektimit urban. Këto janë elemente të rëndësishme dhe të domosdoshme teknike dhe praktike gjatë planeve territoriale dhe projekteve për zhvillim. Ato janë të detyrueshme për të gjithë specialistët, ekspertët, entet dhe subjektet e planifikimit dhe projektimit urban, për çdo instrument planifikimi dhe zhvillimi të hartuar në Shqipëri. Sipas kësaj rregulloreje, vlerësimi dhe miratimi i instrumenteve të planifikimit, të projekteve kryhet edhe mbi bazën e rregullave, kushteve dhe normave të planifikimit të territorit dhe të projektimit urban. Rregullat, kushtet dhe normat ndryshojnë sipas karakterit ekzistues dhe të propozuar të zonës që studiohet, në lidhje me përdorimin e tokës, tipet e strukturave, tipologjitë hapësinore, funksionet, aktivitetet, dhe me kushte specifike të vendosura nga dispozitat ligjore dhe politikat sektoriale në fuqi. Një planifikues apo projektues duhet t`i marrë të gjitha këto rregulla, kushte dhe norma në konsideratë, para se të japë zgjidhjen përfundimtare dhe duhet t`i referojë ato në instrumentin e hartuar.
Autostradat 2 000 metra larg vijës së bregut
Planifikimi dhe zhvillimi në
territore turistike dhe bregdet
Autoritetet e planifikimit duhet të listojnë në mënyrë të qartë në instrumentin e përgjithshëm të planifikimit, të gjitha përdorimet e lejuara, të kushtëzuara dhe të ndaluara për zonat me përparësi turizmin. Në zonat që kanë përparësi turizmin në bregdet dhe përgjatë rezervave të tjera ujore, që nuk janë të ndërtuara, nuk lejohet të kryhen ndërtime në një brez të njëjtë. Përmasat e brezit të ndaluar për ndërtime janë minimale dhe duhet të rriten në përpjesëtim të drejtë në rast se kushtet fizike të bregut ujor janë të tilla që tokat janë të përmbytura ose kërcënohen nga përmbytja, rrëshqitja, erozioni dhe paqëndrueshmëria e tokave, mbartin vlera natyrore, ekonomike, peisazhistike, kulturore, mjedisore, të cilat mbrohen nga dispozita ligjore sektoriale në fuqi, si dhe mbartin çështje të rëndësisë kombëtare. Planet e përgjithshme të integruara, ndërvendore dhe vendore të territoreve që përfshijnë zona me përparësi turizmin në bregdet dhe mjedis detar, duhet të parashikojnë gjithmonë ekzistencën e hapësirave të hapura natyrore që shtrihen në drejtim normal me vijën bregdetare, kanë një gjerësi minimale prej 1 000 metrash, shërbejnë si kufizuese të shtrirjes së zhvillimeve urbane, kanë një shpeshtësi prej të paktën 2 000 metra. Kjo distancë matet midis vijave kufizuese që përballin njëra-tjetrën, të 2 hapësirave të hapura, gjatë gjithë gjatësisë së kufijve. Gjithashtu këto plane të përgjithshme të integruara duhet të parashikojnë gjithmonë ekzistencën e hapësirave të hapura natyrore që nuk ndërtohen, nuk lihen djerrë dhe gjithmonë janë të pyllëzuara, përdoren si kullota, ose për kultivim kulturash bujqësore. Një qendër urbane e banuar e re, ose zgjerim i një qendre të tillë ekzistuese, drejt bregut të detit ose liqenit, duhet të jetë jo më afër se 1 km nga brinja e sipërme e shtratit natyror për brigjet e pjerrëta dhe nga vija e nivelit maksimal 25-vjeçar të ujit për brigjet e sheshta, dhe në çdo rast nuk duhet të jetë e dukshme nga bregu. Në çdo rast, brezat dhe hapësirat pyjore ekzistuese në zonat me përparësi turizmin nuk duhet të preken nga ndërtimet, përveçse kur lejohet me dispozita ligjore sektoriale. Në zonat me përparësi turizmin në bregdet, dhe në përgjithësi në territoret e njësive të qeverisjes vendore që kanë vijë bregdetare ose liqenore, rrugët e reja për qarkullimin transit në kategoritë autostradë, rrugë kryesore interurbane, rrugë dytësore interurbane dhe rrugë lokale interurbane, duhet të ndërtohen në largësi nga vija e bregut, jo më pak se 2 000 metra në distancë reale dhe normale me vijën e bregut përgjatë gjatësisë së saj. Rrugët e nevojshme të shërbimit për këto kategori, nuk vendosen përgjatë bregut dhe as në hapësirën e përcaktuar në këtë pikë. Rrugët e shërbimit, të nevojshme në mënyrë të përligjur, për të lidhur komplekset dhe/ose fshatrat turistike me rrugën e transitit ndërtohen në përputhje me përcaktimet e kësaj rregulloreje dhe të dispozitave ligjore në fuqi. Për aktivitetet ekonomike të nevojshme për mjediset ujore si portet, rrugët dhe sheshet e ndërtimit, ndërtohen sipas nevojave të aktivitetit.
Zonat me përparësi turizmin
Zonat me përparësi turizmin përbëhen nga zona me vlera të mëdha natyrore, peisazhistike, kulturore, sportive, shëndetësore, pushimi. Konsiderohen zona me përparësi turizmin ato që përdoren nga vizitorë për qëndrime të shkurtra, ose ekskursione një ose disa ditore, për pushim si plazhe detare, parqe pyjore, qendra alpine brogje liqenesh, rezervuarësh e lumenjsh, për aktivitete sportive si gara, ngjitje alpine, ski, golf, ekskursione, gjueti, peshkim, për aktivitete kulturore si shfaqje, vizita në qendra e monumente të trashëgimisë kulturore, njohje të bukurive natyrore, për aktivitete biznesi si seminare, panaire, për aktivitete shtetërore, institucionale dhe politike si kongrese, konferenca, për aktivitete shëndetësore si kura termale, qendra rehabilitimi.
Box 9 radhë
Pse duhen projektuar zonat turistike
Ekspertët kanë nënvizuar se parimet e projektimit të zonave turistike janë ruajtja dhe mbrojtja e mjediseve natyrore dhe me vlera të trashëgimisë historike dhe kulturore nga urbanizimi dhe zhvillimi, ruajtja e territoreve që përfshihen në sistemin natyror dhe në sistemin bujqësor, urbanizimi i kontrolluar i qyteteve dhe fshatrave ekzistuese që ndodhen në zonat turistike, në harmoni me mjedisin, tokën bujqësore dhe burimet natyrore, pa ndotur ujin, ajrin dhe tokën, pa ndryshuar vlerat e biodiversitetit lokal, si dhe pa shkaktuar faktorë dëmtues për shëndetin e njeriut. Ndërtimi i strukturave në mjedisin detar bëhet vetëm për qëllime që i shërbejnë ruajtjes së tij ose për përdorimet specifike të rëndësishme që mund të kryhen vetëm në këtë mjedis.
Rreth zonave të trashëgimisë kulturore do të ketë një zona mbrojtëse jo më pak se 200 metra
Caktohet dendësia e turistëve
në plazhet masive dhe elitare
Plazhet masive do të kenë më shumë turistë, ndërsa në plazhet elitare parashikohet që dendësia për hektarë të mos i kalojë 100 persona. Këto janë disa nga normat për planifikimin e komplekseve turistike, të cilat përfshihen në rregulloren uniforme të planifikimit, e cila është hartuar dhe pritet të miratohet në Këshillin e Ministrave.
Dendësia turistike
Për zonat elitare dhe ato masive në këtë rregullore ka përcaktime të ndryshme. Më konkretisht në nenin 70 të rregullores përcaktohen normat për planifikimin dhe projektimin e komplekseve turistike. Dendësia turistike e komplekseve turistike do të jetë 100 – 150 vizitor/ha për kategorinë turistike të ulët dhe të mesme. Ndërsa për kategorinë turistike të lartë dhe elitë norma do të jetë 50 – 100 vizitor/ha. Thënë ndryshe zonat elitare të turizmit do të jenë më pak të populluara deri në 100 persona për hektarë. Sipërfaqja mesatare e plazhit ranor, gurale, shkëmbor do të jetë jo më pak se 6 m2/vizitor për kategorinë turistike të ulët dhe të mesme dhe jo më pak se 10 m2/vizitor për kategorinë turistike të lartë dhe elitë. Gjatësia e bregut të plazhit sipas kësaj rregulloreje do të jetë jo më pak se 0.5 ml/vizitor për kategorinë turistike të ulët dhe të mesme dhe jo më pak se 0.7 ml/vizitor për kategorinë turistike të lartë dhe elitë. Ndërsa sipërfaqja e detit për vozitje do të jetë 1 ha/anije me motor dhe 0.5 ha/anije me vela për kategorinë turistike të ulët dhe të mesme. Ndërkaq, për kategorinë turistike të lartë dhe elitë sipërfaqja e detit për vozitje do të jetë 1 ha/anije me motor dhe 0.5 ha/anije me vela.
Kompleksi turistik
Kompleksi turistik përmban ndërtime dhe struktura për banim si hotele, apartamente, vila, bungalow, kamper, çadra, shërbime si restorant, bar, disko, dyqane, zyra, hapësirë për lojëra dhe sport, rrugë dhe sheshe, parqe dhe lulishte, parkim. Territoret e pyjeve, të sipërfaqeve ranore, gurale e shkëmbore, të pasqyrave ujore, të strukturave të përbashkëta të zonës turistike, të rrugëve të jashtme, të parkimeve qendrore, të veprave të pastrimit, nuk përfshihen në normën e dendësisë turistike.
Monumente kulture dhe historike
Rreth zonave që klasifikohen si monumente kulture të mbrojtura, përcaktohet një sipërfaqe toke si zonë mbrojtëse, në përputhje me vlerat e tyre arkitektonike, me përshtatshmërinë e tyre urbanistike, territoriale dhe estetike, me rrethinën dhe me rrethanat ekologjike dhe mjedisore. Përmasat e zonës mbrojtëse përcaktohen sipas ligjit për trashëgiminë kulturore, por në çdo rast, gjerësia e vazhduar e zonës mbrojtëse nuk do të jetë më e vogël se 200 metra. Rregullat dhe kushtet e mbrojtjes nga zhvillimi dhe të zhvillimit, përfshirë punimet e restaurimit, në zona që klasifikohen në përdorimin monumente kulture dhe historike, si edhe në afërsi të tyre, përcaktohen sipas ligjit “Për trashëgiminë kulturore”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore.
4 992 persona
Është numri i kontribuesve në skemat e pensioneve private nga janari deri në dhjetor 2010, ndërsa deri në fund të muajit shtator regjistroheshin 4 980 kontribues.
112 milionë lekë
Është shifra e kontributeve të derdhura në fondet private të pensioneve për gjithë vitin 2010. Kjo shifër deri në fund të muajit shtator 2010 ishte më shumë se 97 milionë lekë.
Numri i kontribuesve arriti në 4 992 persona
AMF: Tregu i pensioneve
private rritje 53 për qind
Tregu i pensioneve private suplementare mbetet një treg i vogël edhe pse për vitin 2010 u rrit me 53 për qind. Specialistët e Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kanë publikuar të dhënat për vitin 2010 sipas të cilave kontributet në fondet private të pensioneve arritën gjithsej vlerën e 112 milionë lekëve. Kjo shifër e kontributeve në fund të muajit shtator 2010 ishte më shumë se 97 milionë lekë, ndërsa në 2009-ën vlera e kontributeve ishte më pak se 65 milionë lekë. Drejtues të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare vlerësojnë se tregu i pensioneve të sigurimit privat vazhdon të jetë i vogël, por me ndryshimet ligjore të ndërmarra janë rritur pritshmëritë për një rritje më të shpejtë. Në krahasim me gjithë segmentet e tjera të tregjeve financiare në Shqipëri, gjithsesi përqindja që zë ky treg është e ulët. Këtë fakt e dëshmon akoma më qartë edhe numri i kontribuesve, që në fund të vitit 2010 ishte më pak se 5 mijë, me gjithë një rritje me rreth 12 për qind krahasuar me një vit më parë. Më saktësisht, nga janar deri në dhjetor 2010 numri i kontribuesve ishte 4 992 persona, ndërsa deri në fund të muajit shtator të vitit 2010 regjistroheshin 4 980 kontribues. Vlera mesatare e kontributeve për individ është 22 mijë lekë në vit, ose më pak se 2 mijë lekë në muaj. Sipas vlerës së kontributeve, Raiffeisen Pensions kryeson tregun me 45 për qind, ndërsa sipas numrit të kontribuesve tregu kryesohet nga shoqëria “Capital”, me 44 për qind. Vitin e kaluar Parlamenti miratoi ndryshimin ligjor për të njohur si shpenzime të zbritshme kontributet për pensionet private, masë kjo që synonte të nxiste bizneset për të kontribuar në fonde pensionesh për të punësuarit e tyre.
Tregtia e jashtme në dhjetor
Rritet deficiti tregtar i vendit,
arriti në 35,1 miliardë lekë
Kërkesa gjatë stinës së dimrit është zhvendosur drejt mallrave të konsumit të importuara. Kështu rezulton sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, të cilat raportojnë rritje të importeve gjatë muajit dhjetor 2010 me 13.1 për qind kundrejt dhjetorit 2009. “U importuan 48,8 miliardë lekë mallra me rritje 16.9 për qind në krahasim me nëntor 2010 dhe rritje 13.1 për qind në krahasim me dhjetor 2009. Deficiti tregtar i këtij muaji është 35,1 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 27.5 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një rritje prej 5.3 për qind krahasuar me dhjetorin e 2009-ës”, - bënë të ditur specialistët e INSTAT-it. Të dhënat tregojnë se importi i grupit të ushqimeve u rrit 31.6 për qind, prodhimet e drurit u rritën 31.4 për qind, ndërsa grupi i mineraleve, lëndë djegëse, energji elektrike u rrit 21.8 për qind. Edhe liberalizimi i vizave nuk ndihmoi aq sa duhej tregtarët për të eksportuar më shumë mallra drejt vendeve të BE-së. Kjo pasi eksportet në muajin dhjetor 2010 krahasuar me muajin nëntor u ulën 3.5 për qind, duke kapur shifrën prej 13,7 miliardë lekë mallra. Ndërsa rritja në krahasim me dhjetorin e një viti më parë është 39.4 për qind. Në krahasim me nëntorin eksporti i prodhimeve të drurit u rrit 31.2 për qind, produktet kimike dhe plastike u rritën 21.4 për qind, ndërsa eksporti i ushqimeve, pijeve, duhanit u ul 24.5 për qind. Tregtia me vendet e BE është 65.9 për qind. Partnerët tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. “Me Italinë eksporti është 49.1 për qind dhe importi 27.1 për qind, ndërsa me Greqinë, eksporti është 5.5 për qind dhe importi 14.4 për qind”, - thanë specialistët. Një faktor i rëndësishëm ishte edhe forcimi i monedhës evropiane si rezultat i kërkesës për mallra të importit, apo ardhjes së emigrantëve për festat e fundvitit.