Doganat analiza e punes se nje viti
Administrata doganore ka arritur të rrisë të ardhurat gjatë vitit 2010 krahasuar me një vit më parë, por pa mundur të arrijë objektivat e vendosura nga qeveria. Analiza e punës gjatë një viti ka nxjerrë në dukje një realizim prej 99 për qind të të ardhurave doganore, duke bërë kështu që në buxhetin e shtetit të mungojnë 1.2 miliardë lekë.
Vetë drejtori i përgjithshëm i Doganave bëri me dije se në vitin 2010 janë arkëtuar mbi 121 miliard lekë nga rreth 107 miliardë që u mblodhën në 2009. në 2010 u regjistrua jë rritje e ndjeshme e eksporteve. Mallrat shqiptare drejt tregjeve të huaja ishin në një vlerë prej mbi 75 miliard lekë. Sipas shifrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, cigaret dhe kraburantet kanë siguruara të ardhurat më të larta gjatë vitit 2010. mallrat e akcizës mbajnë peshën kryesore në të ardhurat e buxhetit të shtetit nga doganat.
Florian Papadhimitri