E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Edi Rama, kamikaz i kolltukut të vet - Pollo: Edvini po bën politikë me ëndrra

Sekretari i Përgjithëm i PD dhe njëherazi ministri i Financave, Ridvan Bode hedh akuza të ashpra në drejtim të kryesocialistit Edi Rama, duke e quajtur atë si njeriun që kërkon me çdo kusht të destabilizojë Shqipërinë dhe të dëmtojë të ardhmen evropiane të shqiptarëve. Bode i apelon Ramës që të japë llogari për lidhjet e tij me mafian më të rrezikshme në evropë. Partia Demokratike ripërsërit edhe njëherë akuzat në drejtim të liderit të opozitës Edi Rama, i cili me sjellet e tij huligane po tenton të destabilizojë vendin dhe të rrezikojë seriozisht të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe njëherazi ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi sot nga Kuvendi i PD-së dega Korçë, se mazhoranca është e vendosur të vahdojë punën e saj, pavarësisht rrezikut potencial që i kanoset vendit nga destruktivteti i opozitës së udhëhequr nga Rama. Bode e cilësoi Ramën si njeriun kyç që kërkon me çdo kusht destabilizimin e Shqipërisë, përmes qëndrimeve antikushtetuese dhe në dëm të interesave të popullit. “Kryesocialisti është kthyer në një demod i interesave të dyshimta dhe antikombëtare. Edi Rama është i kapur kokë e këmbë nga mafia. Ai ëhstë kamikaz i kolltukut të vet dhe strehë e fundit e mafias më të rrezikshme në evropë”, u shpreh ministri Bode. Përsa i takon kërcënimeve të opozitës për përshtjellim të aksionit anti shtetëror në rast të mos hapjes së kutive të 28 qershorit, Sekretari i Përgjithëm i PD, Ridvan Bode nënvizoi se ultimatumet nuk do të pengojnë qeverinë të ecë përpara në rrugën e reformave që do të çojnë vendin drejt Bashkimit Europian. Në fjalën e tij mbajtur para anëtarëve të shumtë të Partisë Demokratike, ministri i Financave Bode, përmes një analize të gjatë iu referua zgjedhjeve të përgjithshme, duke u shprehur se vendi ia doli që të garantojë një proces të rregullt dhe normal, duke respektuar standardet e OSBE/ODIHR. Sipas tij, zgjedhjet e 28 qershorit, ishin më të mirat që Shqipëria ka realizuar ndonjëherë në historinë e saj pluraliste.


Deklarata e Z. Genc Pollo në Kuvendin e PD-së, Berat


Ministri i Shtetit , z. Genc Pollo deklaroi në Kuvendin e Degës së Partisë Demokratike Berat se Edi Rama ky person amoral dhe i papërgjegjshëm dhe absolutisht aventurier sheh ëndërra me ‘97 dhe Gërdec vetëm e vetëm që të parashutohet Kryeministër edhe kur nuk e do populli, edhe kur e refuzon elektorati. “Dhe ketu në Berat ju kujtohet ajo që në këtë sallë u shfaq si militantja socialiste e Beratit, e cila thoshte se nuk duam as drita dhe as ujë vetëm partia ime të jetë mirë. Mishërimi i sotëm i militantes socialiste të hershme të Beratit është Edi Rama. Shqipërisë nuk i duhen rrugë dhe as rroga, as viza dhe as Evropa por vetëm unë kryeministër; kjo është motoja e Edi Ramës që duhet kundërshtuar nga socialistë e demokratë në të gjithë Shqipërinë”. Në Kuvendin e Degës së Partisë Demokratike Berat morën pjesë dhe deputetët Mehmet Xheka dhe Lefter Maliqi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›