Kryeministri Berisha ngushëllon familjet e viktimave të aksidentit tragjik të Dervenit

Kryeministri i vendit Sali Berisha i përcolli sot një mesazh ngushëllimi familjeve Muzhaqi; Murati; Alushi; Kaci dhe Suti që humbën mbrëmë, në aksidentin tragjik automobilistik të Dervenit, bijtë e tyre të dashur. Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë, Berisha, shpreh dhimbjen e thellë për ngjarjen e rëndë dhe njëherazi inkurajon familjet e prekura për të përballuar humbjen e pakompensueshme të bijve të tyre. “Vdekja tragjike e bijve tuaj të dashur ka sjellë zi dhe gjëmë të rënde jo vetëm tek familjet tuaja, por edhe tek çdo shqiptar. Në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare ndaj me ju dhimbjen e thelle, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe i lutem Zotit që ju të gjeni forcën për të përballur humbjen e pa kompensueshme të bijve tuaj të dashur. Lutem së bashku me ju që shpirtrat e tyre të gjejnë paqen e merituar”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të kryeministrit Sal Berisha, drejtuar familjeve të 6 viktimave të shkaktuara sipasojë e një aksidenti të rëndë në autostradën Fushë Krujë Lezhë.
...