E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denoncon Partia Demokratike: Rama nuk dhunon vetëm familjen e tij, por edhe gratë e PS-së

Partia Demokratike doli sot në mbrojtje të grave socialiste, të cilat dhunohen sistematikisht nga eprori brutal në PS, Edin Rama. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli dënoi aktet e shumtuara të Ramës dhe njëherazi keqpërdorimin që ai i bën zonjave të ndëruara të PS duke i përdorur ato si avokate të dhunës tënde c’njerrëzore.
“Edi Rama vazhdon i papërmbajtur në dhunimin e familjes dhe të vlerave të saj. Kështu denoncimeve të bazuara me dokumenta të pamohueshme, ai u përgjigjet me një dhunim dhe poshtërim të vlerave familjare duke u imponuar zonjave të nderuara të Partisë Socialiste të dalin çdo ditë e tu thonë shqiptarëve se këto sulme janë ndërhyrje në jetën e tij private dhe se këto akte nuk qënkan dhunim i familjes. Z.Rama duhet të të rikujtojmë se nxjerrja e partneres nudo në plazhe publike është akt i shëmtuar dhe i dënueshëm në çdo vënd të lirë të botës. Akuzat monstruoze ndaj bashkëshortes për atësinë e fëmijës dhe mohimi i kafshatës së gojës fëmijës tënd nëpërmjet këtij preteksti dhe akuze. Rrahja publike e partneres tjetër si dhe aktet e dhunës ndaj familjarëve të tu nuk janë akte private por akte të shëmtuara me përgjegjësi të rëndë publike dhe ligjore. Hijeshia e këtyre zonjave nuk i mbulon dot aktet e dhunës të z.Rama të ushtruara sistematikisht ndaj partnereve që kanë rrethuar jetën e tij”, u shpreh në deklaratën e saj për shtyp, zëdhënësja e selisë blu, Erla Mëhilli.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›