Bode: Ekonomia shqiptare stabël, kur kriza po degradon Europën
TIRANE-Ministri i Financave Ridvan Bode vlerësoi sot se ekonomia shqiptare për këtë vit pati një mbyllje të mbarë gjithmonë krahasuar me rënien ekonomike që po përjetojnë vende të tjera europiane.
I bazuar në raportin e Moody’s dhe Standard and Poor’s për ekonominë shqiptare dhe vlerësimet e FMN, Bode theksoi sot se ekonomia shqiptare përballë krizës boterore lulëzoi me rritje ekonomike dhe kjo falë reformave të ndërmara kujdesshëm nga qeveria.
“Ekonomia shqiptare është vlerësuar edhe nga dy agjensitë e rëndësishme Moody dhe S&P. Dy agjensitë Moody dhe S&P në vlerësim afatmesëm e cilësuan si të qëndrueshme ekonominë shqiptare. Vlerësimi për një ekonomi stabël gjatë vitit 2011 vjen në një kohë kur agjensitë kanë deklaruar se ekonomitë e vendeve të rajonit janë stabël negative, dhe disa prej tyre edhe me një degradim nga viti i mëparshëm” theksoi Bode gjatë analizës 1-vjetore të ministrisë së Financave.
Ministri theksoi se dhe organizmat ndërkombëtarë ekonomikë si FMN dhe 2 kompanitë e mësipërme kanë vlerësuar reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare.
“Reformat e qeverisë kanë mundësuar një rritje më të lartë të ekonomisë shqiptare nga vendet e rajonit dhe më të lartë edhe nga disa vende të Europës. Kjo analizë vlerësoi se në Shqipëri borxhi i jashtëm është rritur me 7 pikë përqindje nga vitit 2005 duke qënë më i ulti në të gjithë rajonin. Vlerësimi që bënë ekspertët e FMN-së ishte se në Shqipëri autoritet përdorën mekanizme të veçanta për të zbutur krizën në vend. Shqipëria ishte i vetmi vend që zbatoi stimulin fiskal, vendi përfitoi nga niveli i borxhit”, ka shtuar më tej Bode.
Sipas Ministrit, rritja ekonomike për këtë vit u shënua në masën 3.9%, ndërsa në vitin 2012 parashikohet të jetë 4.3%.
Ritmet e ulëta të rritjes ekonomike, -tha ministri,-do të shkaktohen nga ndikimi i krizës.
Bode nuk përjashtoi që për cdo risk, buxheti i sapomiratuar për vitin 2012 do të pësojë rishikim.
(d.b/BalkanWeb)