Bode: Falja, kategorite qe perfitojne Luljeta Ndoka
Miratimi i Ligjit per Legalizimin dhe Faljen e kapitaleve, si dhe te nje sere detyrimesh tatimore, ka shkaktuar nje entuziazem te madh mes te gjithe "borxhlinjve" ndaj institucioneve te ndryshme shteterore. Por, qe publiku te jete me i qarte ne lidhje me kategorite qe perfitojne, ministri i Financave, Ridvan Bode ka shpjeguar dje gjeresisht ne nje konference per shtyp gjithcka qe permban ligji, ne menyre qe qytetaret te jene sa me te qarte ne lidhje me te.
Kategorite
Sipas Bodes, ligji qe u miratua dje ne Kuvend perfshin legalizimin e kapitalit ( te vlerave monetare) te qytetareve dhe personave fizike, rivleresimin e aseteve te qytetareve dhe te bizneseve, vetedeklarimin e detyrimeve tatimore per periudhat e meparshme per te gjithe komunitetin e biznesit, faljen e detyrimeve tatimore dhe doganore per qytetaret dhe per bizneset, perfshi dhe gjobat per makinat dhe faljen e faturave te papaguara te energjise elektrike, te ujesjellesve deri ne momentin qe keto sherbime jane ofruar nga kompani ne pronesi te qeverise. "Sikur opozita te kishte dhene konsensusin dhe te kishte votuar, ligji do te perfshinte dhe amnistine penale per disa kundervajtje penale qe lidhen kryesisht me tatimet dhe taksat",-tha Bode. Sipas tij, te gjithe ata qytetare qe kane shuma monetare dhe duan t'i legalizojne, mund ta bejne kete dhe t'i depozitojne ne banke, kundrejt formularit te deklarates qe do te miratohet dhe do te jepet ne perdorim. Tarifa qe paguajne per kete eshte sa 3 per qind e shumes. Te gjithe qytetaret qe kane blere pasuri te paluajtshme, toka apo apartamente, dhe qe per shkak te ndryshimit te shpejte e shume te madh te tregut te pasurive te paluajtshme vitet e fundit, do te paguanin nje tatim te madh mbi shitjen e pasurise se paluajtshme, mund te bejne rivleresimin e pasurise se tyre me vlere tregu.
Te tjera
Te gjitha taksat dhe tatimet e qytetareve te papaguara deri ne fund te vitit 2010, do te falen. Ketu perfshihen dhe taksat e papaguara per makinat si dhe gjobat e makinave. Detyrimet per pagimin e detyrimeve doganore per makinat e importuara deri ne fund te vitit 2010, u falen se bashku me gjobat dhe interesat, nese do te paguhet 50% e principalit te detyrimit qe ata kane ndaj organit doganor. Do te falet gjithashtu energjia elektrike per shtresat ne nevoje deri ne fund te vitit 2006 dhe uji i pijshem per familjaret, deri ne momentin e transferimit te aksioneve tek pushteti vendor, por jo me vone se fundi i vitit 2010. Se dyti, ligji ve ne fokus biznesin e vogel. Te gjithe ata qytetare qe jane te regjistruar edhe si biznes i vogel dhe qe deklarojne shuma monetare ne baze te ketij ligji, do te konsiderohen se i kane paguar te gjithe detyrimet tatimore konform ligjit, deri me 31 dhjetor 2010. Tarifa e ketij legalizimi eshte sa ajo e qytetareve, pra 3 %. Te gjitha taksat dhe tatimet e biznesit te vogel, te papaguara deri ne fund te vitit 2010, do te falen. Te gjithe te vetepunesuarve, u falen sigurimet shoqerore dhe shendetesore dhe gjobat e kamat vonesat e papaguara deri me 31 dhjetor 2008. U falen gjithashtu dhe 2 vitet e fundit nese paguajne detyrimin e tyre per sigurime per vitin 2011. Kjo kategori nese deshiron te paguaje detyrimet per kontributet, u falen gjobat dhe kamat vonesat per te gjithe periudhen e kaluar. Pra ne qofte se dikush nuk preferon qe t'i falen te plota keto detyrime, pasi falje do te thote mosnjohje e vjetersise se punes, dhe nese ai preferon t'i njihet vjetersia ne pune, atehere i hiqen gjobat edhe kamatevonesat me kusht qe te paguaje principalin. Personave fizike, biznes i vogel, u falen gjobat dhe kamate vonesat per te punesuarit e tyre, deri me 31 dhjetor 2010. Biznesit te vogel i cili eshte pajisur me kase fiskale deri me 28 shkurt 2011, u falen gjobat e marra per mosvendosjen e ketyre pajisjeve me heret.
Cfare nuk perfshihet ne ligj
Nuk perfitojne nga legalizimi i te ardhurave monetare apo nga falja e disa prej detyrimeve tatimore, zyrtaret si dhe personat e lidhur me ta qe kane apo kane pasur detyrimin per deklarim te pasurise se tyre. Ky ligj ne pergjithesi, nuk do te preke asnje nga procedurat administrative apo penale qe Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ka ndermarre apo do te ndermarre ne te ardhmen ndaj personave qe kane detyrimin ligjor per te bere deklarimin e pasurise. Natyrisht, jashte ketij ligji mbeten te gjitha ato vlera monetare apo pasuri te krijuara nga krimi i organizuar, trafiku dhe korrupsioni.