E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: KESH-i do të marrë 4 miliardë lekë nga OSSH-ja

Tashmë, kur procesi i privatizimit të 76
për qind të aksioneve të OSSH-së
ndodhet në ditët e fundit, qeveria po
shikon të përmirësojë situatën financiare
të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare
(KESH-GEN). Ministri i Financave, Ridvan
Bode, deklaroi dje në Kuvend se një pjesë
e të ardhurave nga privatizimi i OSSH-së
do të shkojnë për KESH-in, me synim
përmirësimin e situatës financiare të saj.
Duke folur për projektbuxhetin 2009, ministri
Bode saktësoi se qeveria do të vërë
në dispozicion të KESH-it rreth 4 miliardë
lekë fonde që do të përdoren për vitin 2009.
"Qeveria i ka dhënë garanci nga limitet e
saj për kredi tregtare KESH-it edhe 4 miliardë
lekë të tjera për blerje energjie. Pra,
në total do të jenë rreth 8 miliardë lekë që
do të mbështesin përmirësimin e situatës
financiare të KESH-it, në mënyrë që energjia
të mos mungojë", tha ministri. Këto
fonde do të sigurohen nga të ardhurat e
privatizimit të OSSH-së, ku qeveria arriti
ta shesë për rreth 11 miliardë lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›