OSSH, 51 milionë euro për import energjie
Rreth 51 milionë euro do të
dalin nga arka e Operatorit
të Sistemit të Shpërndarjes,
në mënyrë që të sigurojë
furnizim të mjaftueshëm me energji
elektrike. Sasia e planifikuar
që do blihet me anë të tenderit
është rreth 570 mijë megavat/h,
e cila do të konsumohet për periudhën
janar-mars 2009. Ky është
tenderi i dytë që zhvillohet nga
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes,
që për çështje ditësh pritet
të drejtohet nga kompania çeke
"CEZ". Njoftimi i bërë dje publik
nuk saktëson se për cilin treg i referohet
OSSH-ja, duke qenë se
modeli i ri, miratuar nga Enti Rregullator,
nuk lejon blerje të energjisë
nga importi, për aq kohë sa
kjo e drejtë i njihet vetëm KESHGEN
(Furnizuesi Publik me Shumicë).
Ndërkaq, vlera monetare
konsiderohet e lartë, duke qenë
se do të mundësojë import vetëm
për tre muajt e parë të vitit. Nga
ana tjetër, Ministria e Energjetikës
paralajmëron probleme me
furnizimin e dritave për muajt në
vijim, duke u nisur nga vëllimi i
ulët i reshjeve, duke reflektuar në
prurjet e ujit në HEC-eve në
nivele 20-30 metra kub. Nga të
dhënat e tenderit, që zhvillohet
në mesin e muajit dhjetor ‘08,
shikohet se për janarin OSSH ka
kërkuar sasinë më të madhe,
212.040 MWh, me vlerë limit
19.069.477 euro. Ndërkohë, kufizimet
në vend janë bërë më të
shpeshta, kjo falë edhe mbingarkesës
në rrjet, duke sjellë
stakimin e linjave të amortizuara.
dalin nga arka e Operatorit
të Sistemit të Shpërndarjes,
në mënyrë që të sigurojë
furnizim të mjaftueshëm me energji
elektrike. Sasia e planifikuar
që do blihet me anë të tenderit
është rreth 570 mijë megavat/h,
e cila do të konsumohet për periudhën
janar-mars 2009. Ky është
tenderi i dytë që zhvillohet nga
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes,
që për çështje ditësh pritet
të drejtohet nga kompania çeke
"CEZ". Njoftimi i bërë dje publik
nuk saktëson se për cilin treg i referohet
OSSH-ja, duke qenë se
modeli i ri, miratuar nga Enti Rregullator,
nuk lejon blerje të energjisë
nga importi, për aq kohë sa
kjo e drejtë i njihet vetëm KESHGEN
(Furnizuesi Publik me Shumicë).
Ndërkaq, vlera monetare
konsiderohet e lartë, duke qenë
se do të mundësojë import vetëm
për tre muajt e parë të vitit. Nga
ana tjetër, Ministria e Energjetikës
paralajmëron probleme me
furnizimin e dritave për muajt në
vijim, duke u nisur nga vëllimi i
ulët i reshjeve, duke reflektuar në
prurjet e ujit në HEC-eve në
nivele 20-30 metra kub. Nga të
dhënat e tenderit, që zhvillohet
në mesin e muajit dhjetor ‘08,
shikohet se për janarin OSSH ka
kërkuar sasinë më të madhe,
212.040 MWh, me vlerë limit
19.069.477 euro. Ndërkohë, kufizimet
në vend janë bërë më të
shpeshta, kjo falë edhe mbingarkesës
në rrjet, duke sjellë
stakimin e linjave të amortizuara.