E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lapraka, probleme me hapësirat e lira

Zona e Laprakës në Tiranë prej më
shumë se shtatë muajsh është kthyer
në një kantier ndërtimi, me qëllim rehabilitimin
e saj në interes të banorëve.
Edhe ky projekt, sikurse Lushnjë-Fier,
është financiar nga qeveria italiane
përmes Koperacionit Italian, me vlerë
rreth 3 milionë euro. Sipas kontratës me
firmën ndërtuese, punimet janë parashikuar
të përfundojnë në shkurt të 2009-
ës, por deri atëherë pala italiane po
shqyrton një problem të dalë gjatë punimeve.
Në projekt ishte parashikuar
ndërtimi i trotuareve me tri metra gjerësi,
por prishja e ndërtimeve pa leje nga
Bashkia e Tiranës ka krijuar hapësira të
lira, të cilat duhen mbushur me pllaka.
"Trotuaret nga tri metra janë zgjeruar me
shtatë metra të tjera, duke sjellë kosto
shtesë për projektin. Në këto momente
jemi duke negociuar me qeverinë italiane,
konkretisht me Ministrinë e Jashtme,
në mënyrë që të lëvrojë dhe 1 milion
euro të tjera shtesë. Deri tani negociatat
po ecin mirë", ka shpjeguar për
gazetën supervizori i punimeve, Klaudio
Sarrini. Për sa u takon problemet se
kujt i takon projekti, italianët janë shprehur
se mbështeten financiarisht nga
qeveria shqiptare, por përfituesi do të
mbetet Bashkia e Tiranës. Projekti
parashikon përmirësimin e infrastrukturës
urbane, duke shtruar trotuaret, kryerjen
e ndriçimit publik, rrjet-ujësjellëskanalizimesh
si dhe gjelbërim. Ndër të
tjera parashikohet rehabilitimi i dy qendrave
sociale, ndërsa për rrugën kryesore
që të çon te Spitali Ushtarak, "Lord
Bajron", projekti parashikon zgjerim të
saj, duke ndërtuar dy korsi, plus një
emergjence. Punimet kanë arritur në 60
për qind të vëllimit, ndërsa deri në fund
të vitit parashikohet një realizim prej 80
për qind, duke lënë vetëm dy muaj punë
për vitin 2009.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›