E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sindikata e Artistëve apel qeverisë: Miratoni statusin

TIRANE- Sindikata e pavarur e Artistëve të Shqipërisë bën apel për miratimin e projektligjit për statusin e artistit dhe kalimin e disa institucioneve kulturore në rrethe në varësi të Ministrisë së Kulturës.

Në një prononcim për median të bërë dje presidenti i Sindikatës së Artistëve, Reshat Ibrahimi i ka ka kërkuar dje kryeministrit Berisha, kryeparlamentares Jozefina Topalli dhe ministrit të Kulturës, Ferdinand Xhaferri, miratimin e pr/ligjit. Gjithashtu sindikata kërkon kalimin në varësi të Ministrisë së Kulturës të teatrove, estradave, trupave artistike të rretheve kryesore në 12 prefekturat e vendit, si edhe Cirku i Tiranës të bëhet Cirk Kombëtar. Sipas SPASH arti në rrethe po shuhet për shkak të keqmenaxhimit të bashkive.

Projektligji i "Statusit të artistit parashikon pagesë për artistët në rastet kur ndërpritet puna për shkaqe që nuk varen prej tyre, pension shtesë mbi pensionin e plotë të qeverisë. Pensionet shtesë, nëse projektligji miratohet, përfitohen në disa raste si: në raste invaliditeti, që për shkak të punës bëhen plotësisht të paaftë, apo kur për shkak të punës humbin jetën. Sipas këti pr/ligji pensioni minimal të jetë 22 mijë lekë të reja.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›