E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aldo Bare i kërkon Gjykatës lirimin nga qelia

TIRANE- Alfred Shkurti, alias Aldo Bare i cilësuar nga organi i akuzës si kapo “bandës së Lushnjës” i kërkon Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda lirimin e tij nga burgu.

Aldo Bare akuzohet për mbi 20 vrasje, krijimi i organizatës kriminale, rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, dhe kryerje të veprave të tjera penale në bashkëpunim nga organizata kriminale, dhe u ekstradua nga Turqia më 25 nëntor të këtij viti.

Në ankimimin e hartuar avokati mbrojtës i Bares, Vladimir Meci i kërkon Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda të shpallë të pavlefshme masën e sigurisë ‘arrest me burg’ marrë ndaj klientit të tij në mungesë në më 26 mars 2006, si dhe verifikimi i kushteve të zbatimit të kësaj mase pas ekstradimit nga Turqia, është e pavlefshme.

Lajmi konfirmohet nga avokati mbrojtës i Aldo Bares i cili në një prononcim për “Gazeta Shqiptare” ka deklaruar se “gjykata ka vepruar në kundërshtim me ligjin në vendosjen e masës së sigurisë ndaj klientit të tij”.Ai argumenton më tej se seanca për vlerësimin e kushteve të zbatimit të masës duhet të shqyrtohej nga një trup gjykues dhe jo një gjyqtar i vetëm, për aq kohë sa dosja në ngarkim të Aldo Bares ndodhej në gjykim. Sipas tij, Bare mbahet në burg 1 vit e 5 muaj pasi i kanë skaduar afatet e paraburgimit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›