Skrapi, biznesi milioner i hajdutëve
Qëkurse është marrë me
koncesion nga kompania
turke "Kurum", Uzina
e Çelikut, në Metalurgjikun
e Elbasanit,
nuk përpunon mineral kromi.
"Mysafirëve" turq, u bie më me leverdie
të shkrijnë hekurishtet shqiptare
që para Luftës së Parë
Botërore, sesa të investojnë që
nga minerali i maleve shqiptare
të prodhojnë "çelik e plugje".
Madje, edhe teknologjia dhe investimi
në të është përshtatur
vetëm për shkrirjen e hekurishteve
të mbledhura mbi e nëntokë,
në çdo cep të Shqipërisë e
përtej kufijve të saj shtetërorë.
Për këtë, specialistët turq ndjehen
mjaft të kënaqur, pasi nuk u
ka munguara kurrë lënda e parë,
gjë që duket në "vargmalet" me
hekurishte, që në gjuhë teknike
emërtohet "skrap". Për të mos u
zgjatur, shqetësimi ynë lidhet me
vjedhjet e shumë pajisjeve të uzinave
dhe fabrikave shqiptare nga
persona të papërgjegjshëm, të
cilët çmontojnë ku gjejnë për t‘i
shitur si skrap në furrat e shkrirjes
të "Kurum". Nuk do të mund të
gjendet vend tjetër shprehja
frazeologjike kineze se "çfarë fluturon
hahet" me moton e
vjedhësve të skrapit "çfarë është
metal, shitet"!
Kësisoj, me dhjetëra e dhjetëra
raste në Qarkun e Elbasanit
tregojnë për vjedhësit "pa
mëshirë" të metaleve apo makinerive
në vepra ndërtimi, në gjendje
pune apo të lënë në konservim.
Shifrat jozyrtare janë me qindra,
por edhe vetëm ato të dhëna nga
policia flasin për plot 23 raste në
tre vitet e fundit.
Në dukurinë e vjedhjes së skrapit
janë përfshirë njerëz të të
gjitha moshave, profesioneve e
gjinive, pasi një tregti e tillë është
me leverdi. Skrapi që dërgohet në
furrat e Uzinës së Çelikut kalon
nëpër tri hallka, jo shumë të varura
nga njëra-tjetra. Të parët janë
mbledhësit endacakë apo të organizuar
në grupe të vogla që ua
shesin firmave private të licencuara
për këtë qëllim. Të tretët dhe
të fundit, janë drejtuesit e "Kurum",
që pas peshimit dhe zbritjes
së firove, hedhin skrapin e blerë në
furrat e shkrirjes. Të tri grupet janë
mjaft të rezervuar në dhënien e
informacionit, për të mos thënë se
nuk ofrojnë asnjë informacion.
"Kompania jonë dhe uzina që
drejtoj, nuk mban asnjë përgjegjësi
se skrapi që blejmë ne mund të
jetë i vjedhur", thotë pas shumë
pyetjesh pa përgjigje Jyxhel Aksu,
drejtor i Përgjithshëm i Uzinës së
Çelikut në kompaninë turke "Kurum".
Madje, ai nuk ka pranuar
kurrsesi të informonte se me cilat
firma private brenda apo jashtë
Shqipërisë kooperonte për blerjen
e skrapit dhe çmimet e tyre, duke
u justifikuar me mos cenimin e
strategjisë së punës në këtë kompani.
Por, mbetet fakt që pa pushim
brenda 24 orëve aty shkarkohen
automjete të tonazhit të rëndë me
skrap të të gjitha llojeve të metaleve,
nga të gjitha rrethet e vendit
tonë, nga Kosova, Maqedonia dhe
më gjerë. Madje, nga burime brenda
kompanisë mësohet se blerjet
më të mëdha bëhen natën, gjë nga
e cila mund të favorizohen edhe
vjedhësit edhe futja e lëndëve të
huaja me karakter shpërthyes, siç
ishte rasti i 14 qershorit të këtij viti,
kur nga një shpërthim në furrë
vdiqën dy metalurgë dhe u plagosën
rëndë shtatë të tjerë.
Ndërsa përfaqësuesit e firmave
private të grumbullimit të
skrapit, të cilët duan të mbeten
anonimë, kanë pohuar për "Shqip"
se blerjet bëhen me dokumente
të rregullta nga individët që
merren me këtë punë dhe aty ku
dyshohet për vjedhje, pas seleksionimit,
lajmërohet policia dhe
nuk blihen hekurishtet.
Në fakt, nga ana e policisë është
shpërndarë edhe një urdhër
nëpër të gjitha pikat e grumbullimit
të skrapit të nivelit të
dytë, për rastet kur dyshohet për
vjedhje.
Dukuria e fundit mbetet
prezent në Elbasan e më gjerë.
Vjedhjet kanë nisur që nga shkronjat
metalike të varreve, fuçitë
e birrave, pajisjet e uzinave të
ndryshme, më tepër tek ato që
kanë ndaluar prodhimin e deri te
dyert e garazheve të makinave të
qytetarëve të ndryshëm.
Tregu më fitimprurës në këtë
lloj tregtie mund të konsiderohet
hidrocentrali i Banjës, rafineria e
naftës në Cërrik, uzina e Çekinit
në Gramsh, godinat minerare e
minierat e Përrenjasit, ish-muzeu
i Luftës në Elbasan etj. Të paktën
në këto tri vitet e fundit, policia ka
verifikuar 13 raste, për të cilat
dënimet kanë qenë jo të pakta. Sidoqoftë,
shumica e denoncimeve
për vjedhjeve të kësaj natyre vijnë
nga vetë kompania "Kurum" dhe
firmat privatë të nivelit të dytë, që
merren me grumbullimin e skrapit.
Shumica e denoncimeve
nga këto firma kanë të bëjnë me
vjedhjen e mallit të tyre dhe janë
të rralla rastet kur denoncohet pas
dyshimeve se një sasi e caktuar
skrapi mund të jetë vjedhur diku.
koncesion nga kompania
turke "Kurum", Uzina
e Çelikut, në Metalurgjikun
e Elbasanit,
nuk përpunon mineral kromi.
"Mysafirëve" turq, u bie më me leverdie
të shkrijnë hekurishtet shqiptare
që para Luftës së Parë
Botërore, sesa të investojnë që
nga minerali i maleve shqiptare
të prodhojnë "çelik e plugje".
Madje, edhe teknologjia dhe investimi
në të është përshtatur
vetëm për shkrirjen e hekurishteve
të mbledhura mbi e nëntokë,
në çdo cep të Shqipërisë e
përtej kufijve të saj shtetërorë.
Për këtë, specialistët turq ndjehen
mjaft të kënaqur, pasi nuk u
ka munguara kurrë lënda e parë,
gjë që duket në "vargmalet" me
hekurishte, që në gjuhë teknike
emërtohet "skrap". Për të mos u
zgjatur, shqetësimi ynë lidhet me
vjedhjet e shumë pajisjeve të uzinave
dhe fabrikave shqiptare nga
persona të papërgjegjshëm, të
cilët çmontojnë ku gjejnë për t‘i
shitur si skrap në furrat e shkrirjes
të "Kurum". Nuk do të mund të
gjendet vend tjetër shprehja
frazeologjike kineze se "çfarë fluturon
hahet" me moton e
vjedhësve të skrapit "çfarë është
metal, shitet"!
Kësisoj, me dhjetëra e dhjetëra
raste në Qarkun e Elbasanit
tregojnë për vjedhësit "pa
mëshirë" të metaleve apo makinerive
në vepra ndërtimi, në gjendje
pune apo të lënë në konservim.
Shifrat jozyrtare janë me qindra,
por edhe vetëm ato të dhëna nga
policia flasin për plot 23 raste në
tre vitet e fundit.
Në dukurinë e vjedhjes së skrapit
janë përfshirë njerëz të të
gjitha moshave, profesioneve e
gjinive, pasi një tregti e tillë është
me leverdi. Skrapi që dërgohet në
furrat e Uzinës së Çelikut kalon
nëpër tri hallka, jo shumë të varura
nga njëra-tjetra. Të parët janë
mbledhësit endacakë apo të organizuar
në grupe të vogla që ua
shesin firmave private të licencuara
për këtë qëllim. Të tretët dhe
të fundit, janë drejtuesit e "Kurum",
që pas peshimit dhe zbritjes
së firove, hedhin skrapin e blerë në
furrat e shkrirjes. Të tri grupet janë
mjaft të rezervuar në dhënien e
informacionit, për të mos thënë se
nuk ofrojnë asnjë informacion.
"Kompania jonë dhe uzina që
drejtoj, nuk mban asnjë përgjegjësi
se skrapi që blejmë ne mund të
jetë i vjedhur", thotë pas shumë
pyetjesh pa përgjigje Jyxhel Aksu,
drejtor i Përgjithshëm i Uzinës së
Çelikut në kompaninë turke "Kurum".
Madje, ai nuk ka pranuar
kurrsesi të informonte se me cilat
firma private brenda apo jashtë
Shqipërisë kooperonte për blerjen
e skrapit dhe çmimet e tyre, duke
u justifikuar me mos cenimin e
strategjisë së punës në këtë kompani.
Por, mbetet fakt që pa pushim
brenda 24 orëve aty shkarkohen
automjete të tonazhit të rëndë me
skrap të të gjitha llojeve të metaleve,
nga të gjitha rrethet e vendit
tonë, nga Kosova, Maqedonia dhe
më gjerë. Madje, nga burime brenda
kompanisë mësohet se blerjet
më të mëdha bëhen natën, gjë nga
e cila mund të favorizohen edhe
vjedhësit edhe futja e lëndëve të
huaja me karakter shpërthyes, siç
ishte rasti i 14 qershorit të këtij viti,
kur nga një shpërthim në furrë
vdiqën dy metalurgë dhe u plagosën
rëndë shtatë të tjerë.
Ndërsa përfaqësuesit e firmave
private të grumbullimit të
skrapit, të cilët duan të mbeten
anonimë, kanë pohuar për "Shqip"
se blerjet bëhen me dokumente
të rregullta nga individët që
merren me këtë punë dhe aty ku
dyshohet për vjedhje, pas seleksionimit,
lajmërohet policia dhe
nuk blihen hekurishtet.
Në fakt, nga ana e policisë është
shpërndarë edhe një urdhër
nëpër të gjitha pikat e grumbullimit
të skrapit të nivelit të
dytë, për rastet kur dyshohet për
vjedhje.
Dukuria e fundit mbetet
prezent në Elbasan e më gjerë.
Vjedhjet kanë nisur që nga shkronjat
metalike të varreve, fuçitë
e birrave, pajisjet e uzinave të
ndryshme, më tepër tek ato që
kanë ndaluar prodhimin e deri te
dyert e garazheve të makinave të
qytetarëve të ndryshëm.
Tregu më fitimprurës në këtë
lloj tregtie mund të konsiderohet
hidrocentrali i Banjës, rafineria e
naftës në Cërrik, uzina e Çekinit
në Gramsh, godinat minerare e
minierat e Përrenjasit, ish-muzeu
i Luftës në Elbasan etj. Të paktën
në këto tri vitet e fundit, policia ka
verifikuar 13 raste, për të cilat
dënimet kanë qenë jo të pakta. Sidoqoftë,
shumica e denoncimeve
për vjedhjeve të kësaj natyre vijnë
nga vetë kompania "Kurum" dhe
firmat privatë të nivelit të dytë, që
merren me grumbullimin e skrapit.
Shumica e denoncimeve
nga këto firma kanë të bëjnë me
vjedhjen e mallit të tyre dhe janë
të rralla rastet kur denoncohet pas
dyshimeve se një sasi e caktuar
skrapi mund të jetë vjedhur diku.