E Shtunë, 31 Tetor 2026

Treblovë, me pleqtë që jetojnë në arrati

Treblova është një nga fshatrat
më të thellë të Vlorës dhe rru
ga që të çon në këtë fshat është
shumë e vështirë për t‘u kaluar
me makinë. Duket sikur është fundi
i botës dhe banorët të sqarojnë
se ky përcaktim nuk është i tepruar.
Por, edhe pse "në fund të botës",
apo ndoshta pikërisht për këtë arsye,
ky fshat i ka hapur punë policisë
herë pas here. Vepra më e rëndë
penale e regjistruar këtu prej vitesh
është "kultivimi i bimëve narkotike".
Por sa herë policia ka gjetur
dhe asgjësuar kanabis, nuk i ka
vënë dot përpara drejtësisë personat
që janë marrë me kultivimin
e bimës, por vetëm disa pleq, të cilët
sot rezultojnë persona të shpallur
në kërkim.
Duhen dy orë rrugëtim i vështirë
për të arritur në hyrje të fshatit,
ku ndodhet një lapidar që përkujton
dëshmorët e Luftës së Dytë
Botërore. Në fshat nuk të zë syri
njeri. Pas 30 minutash qëndrim në
mes të lagjes së vjetër sheh vetëm
lopë e qen. Një burrë i moshuar na
tha se në lagjen e vjetër të fshatit,
që ndodhet në hyrje të tij, nuk jeton
më asnjë familje. "Të gjithë janë
larguar, pasi këtu është shumë e
vështirë jetesa. Lëvizja është vështirësia
më e madhe, sepse rruga
është shumë e amortizuar", thotë
burri plak nga përtej gardhit të shtëpisë
së tij.
Meqë nuk gjejmë dot njeri për
të folur, detyrohemi të komunikojmë
në telefon me kryeplakun e
fshatit, Mëno Kojdheli, i cili është i
gatshëm të na ndihmojnë për
problemin e kanabisit, që në këtë
zonë ka qenë i kultivuar si kudo në
fshatrat e thellë të Vlorës. Kryeplaku
thotë se është e pamundur
t‘i takosh pleqtë që janë dënuar nga
gjykatat për kultivim të bimës
narkotike. Ata fshihen nga çdo i
huaj që vjen në këtë fshat, pasi policia
shkon një herë në javë dhe bën
kontroll nëpër banesat e atyre që
janë dënuar në mungesë dhe nga
frika se i kapin, i bën që të rrinë gjithë
kohës të fshehur.
"Fshati ynë ka 18 të dënuar për
kultivim të kësaj bime dhe midis
tyre ka edhe gra, të cilat janë larguar
së bashku me familjet dhe shtëpitë
e tyre janë bosh". Temo Danaj, 72
vjeç, është dënuar në mungesë me
dy vjet heqje lirie, për kultivim të
kanabisit. Plakun nuk e gjejmë në
shtëpi, por disa kilometra larg. Ai
vuan nga disa sëmundje dhe me ne
erdhi dhe infermieri i zonës, i cili i
mati tensionin dhe i bëri dy injeksione,
pasi tensionin arterial e kishte
të lartë.
Plaku thotë se bimët narkotike
që gjeti polici nuk i ka mbjellë ai.
"Nuk i mbolla unë, se siç e shikoni
nuk kam fuqi të kujdesem për veten
e jo për atë shejtan bimë që
s‘ngopet me ujë. Ato bimë që gjetën
ata kanë qenë të mbjella para
shumë vitesh dhe ne i përdornim si
ilaç", thotë Temoja. Megjithatë, ai i
kërkon shtetit ta falë dhe ta lejojë
që këto vite që i kanë mbetur t‘i
kalojë në shtëpi dhe jo i fshehur nga
frika se mos e çojnë në burg. Më
vonë takojmë Gëzim Zanajn, i cili ka
babanë të dënuar dhe të shpallur
në kërkim nga policia për kultivim
të bimëve narkotike. "Ilmiu, babai
im, sot është 75 vjeç dhe është fshehur,
pasi drejtësia e ka dënuar me
dy vjet heqje lirie për kultivim të
bimëve narkotike. Unë dua t‘i bëj
thirrje shtetit t‘i falë këta të
moshuar, të cilët rrinë të fshehur",
thotë Gëzimi.
Por jo të gjithë pleqtë e Treblovës
kanë arritur t‘i fshihen policisë. 75-
vjeçari Ydai Mahmutaj u dënua nga
drejtësia me tre vjet dhe ka kryer 4
muaj nga dënimi në Burgun e sigurisë
së lartë në Peqin. "Unë e kam
kryer dënimin në një nga burgjet e
sigurisë së lartë dhe kam qëndruar
në qeli me kriminelë të dënuar me
25 vjet, deri në burg përjetë për
vrasje", thotë Ydaiu. Plakut nuk i
duket e drejtë që e kanë çuar në atë
burg, sikur të ishte ndonjë kriminel
i rrezikshëm. "Mua më kanë lënë të
lirë me kusht, por problemi qëndron
se kanë dënuar nusen e djalit,
e cila është larguar nga shtëpia para
dy vitesh dhe është e kërkuar nga
drejtësia për kultivim të bimës
narkotike", thotë Ydaiu. Ai shprehet
se nusja arriti të largohej për në Greqi,
përpara se gjykata ta dënonte,
por tani është e shpallur në kërkim.
Shefqet Musaraj, i cili vuan edhe
nga çrregullime mendore, është
dënuar nga drejtësia me tre vjet
burg në vitin 2005 dhe ka bërë
vetëm katër muaj nga dënimi në
Burgun e Krujës, nga ku e kanë
nxjerrë dhe e kanë lënë të lirë për
shkak të sëmundjes. "Unë rri i fshehur
thotë ai, pasi Gjykata e Apelit
më ridënoi me tre vjet dhe unë si i
sëmurë nuk i përballoj dot kushtet
e burgut dhe i lutem shtetit të ma
falë gabimin që bëra".
Kryeplaku i fshatit, Mëno Kojdheli,
thotë se shumë prej këtyre të
dënuarve rrinë të fshehur dhe disa
të moshuar kryejnë dënimin në
burgje të ndryshme të vendit. "Unë
si kryeplak do t‘i bëja thirrje shtetit
dhe drejtësisë që ta shikojë me përparësi
këtë problem për fshatin
tonë dhe të gjithë këtyre të
moshuarve dhe grave që janë në
arrati, t‘u gjejnë një mënyrë lehtësuese
që të kthehen në shtëpitë e
tyre", thotë kryeplaku. Nëpër fshat
fshihen edhe të tjerë të moshuar, të
cilët nuk guxuan të flisnin për
gazetën. Ata e dinë që ajo që kanë
bërë nuk është e ligjshme, por shohin
e dëgjojnë përditë se në Shqipëri
ka zona ku kanabisi kultivohet
si të ishte misër dhe askujt nuk
i hyn gjemb në këmbë.

Të moshuarit, ne festë ndërkombëtare

Shqipëria konsiderohet si një
nga vendet me moshë relativisht
të re. Por, për autoritetet
kujdesi që duhet treguar ndaj
moshës së tretë është një
nevojë emergjente, e cila duhet
të vijë gjithnjë e në rritje që
kjo shtresë të mos ndihet e
braktisur dhe e pashpresë. Ky
është edhe lajtmotivi i këtij 1
Tetori, Ditës Ndërkombëtare të
të Moshuarve. Ministria e
Punës, Çështjeve Sociale e
Shanseve të Barabarta dhe
strukturat në varësi të saj, kanë
programuar disa aktivitete për
të moshuarit që trajtohen në shtëpitë
e brezit të tretë. Sot paradite
pritet të përurohet edhe shtëpia
e saporikonstruktuar e të
moshuarve në Tiranë. Më pas,
ata do të marrin pjesë në një
drekë në Shtëpinë Qendrore të
Ushtrisë. 1 Tetori, me vendim
të Asamblesë së Përgjithshme
të Kombeve të Bashkuara, është
shpallur si Dita Ndërkombëtare
e të Moshuarve. Në
vendin tonë, shtëpitë e të
moshuarve janë lokalizuar në
Tiranë, Shkodër, Kavajë, Fier,
Gjirokastër, Sarandë, Kamzë.
Numri i përgjithshëm i të
moshuarve që trajtohen në institucionet
publike të
përkujdesit është 310. Por,
shërbimi social privat për të
moshuarit, sipas përfaqësuesve
të SHSSH-së, është
ende në fillimet e tij. Sipas një
definimi të Organizatës
Botërore të Shëndetësisë,
pleqëria është kalim i kufirit të
të gjashtëdhjetave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›