E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Masa që të mos prekemi nga kriza rajonale

Ministri i financave Ridvan Bode ka deklaruar se qeveria shqiptare po merr masa që vendi ynë të mos preket nga kriza ekonomike rajonale.
 

Duke iu referuar raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ministri Bode theksoi gjithashtu se sistemi bankar nuk ka rrezik të preket nga kriza që ka përfshirë vendet e rajonit.
 

Raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar konstaton se Shqipëria ka lidhje të forta me Greqinë dhe Italinë, jo vetëm tregtare, por edhe në tregun e punës dhe sistemin bankar.
 

Këto dy të fundit mund të rezultojnë në pasoja substanciale, ku rreziku më i madh është ai i infektimit të sistemit bankar.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›