Sherr mes dy shitësve ambulantë, një i plagosur

Një sherr mes dy shitësve ambulantë në kryeqytet ka çuar deri në plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë ish-uzinës "Dinamo" ku shtetasi Edison Jenxhi është plagosur me kaçavidë nga një tregëtar tjetër.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes dy shitësve ambulantë për vendin e tregëtimit ku në nxehje e sipër njëri prej tyre ka qëlluar tjetrin me kaçavidë. Si pasojë është plagosur shtetasi Edison Jenxhi i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.